Berisha në Kuvend: Ku ndodhet Rama? Përgjigjen ia jep nënkryetarja Leskaj ndonëse bën një lapsus

Publikuar tek: politike, më 11:18 19-11-2015 Berisha në Kuvend: Ku ndodhet Rama? Përgjigjen ia jep nënkryetarja Leskaj ndonëse bën një lapsus

Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet sot në seancën plenare dhe ish kryeministri Berisha ka dashur të dijë me insistim se ku ndodhet, pasi vetë Berisha mendonte se Rama ka shkuar jashtë vendit për një ekspozitë të tijën. Përgjigjen ia dha nëkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj e cila e siguroi Berishën se Rama ndodhej në një takim me homologun turk por bëri një lapsus teksa ju drejtua ish-kryeministrit duke e quajtur “kryeministër”, gjë të cilën Berisha tha javën e kaluar se e bënte edhe Rama nga foltorja duke e quajtur "herë ish-kryeministër e herë kryeministër".

Sali Berisha: Kryeministri nuk është oficer i shërbimeve inteligjente që duhej të nisej për një shërbim sekret, ku ndodhet shkëlqesia e tij pasi qarkullojnë zëra se ka shkuar me paratë e shqiptarëve të hapë një ekspozitë me zhgarravinat e tij. Seanca është e një rëndësie kapitale ku banda po bën ligjin në cdo skaj të Shqipërisë. Ndaj duam të dimë ndodhet, një njeri që gjithë jetën nuk hapi dot një ekspozitë dhe përdor postin e tij për të hapur zhgarravinat e tij nëpër botë.

Valentina Leskaj: Po do ta keni përgjigjen. Po ju them që kryeministri është në një takim me kryeministrin turk. Këto agjendat private s’para i ndjek zoti kryeministër... zoti ish-kryeministër. Është në takim me kryeministrin turk tani që po flisni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka në Kuvend: A do ta hedhë në gjyq ambasadorin amerikan Rama? Shullazi s’vajti para drejtësisë, Frroku u la i lirë
Ylli Manjani deklaron: Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh terroriste, ta vlerësojmë seriozisht »
Article Logic
Execution time: 0.02161693572998
array(1) { ["section"]=> string(100) "berisha-ne-kuvend-ku-ndodhet-rama-pergjigjen-ia-jep-nenkryetarja-leskaj-ndonese-ben-nje-lapsus-25787" }