Berisha në Kuvend: Meta ka negociuar me Kastriot Ismailajn. Faktuam se CEZ na detyrohej 1 miliardë euro

Publikuar tek: politike, më 11:21 10-09-2015 Berisha në Kuvend: Meta ka negociuar me Kastriot Ismailajn. Faktuam se CEZ na detyrohej 1 miliardë euro Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Meta si ministër i Jashtëm nuk ka patur tagër për të negoiciuar me CEZ ndërsa e akuzoi se ka negociuar me Kastriot Ismailajn. Berisha e cilësoi "CEZ" si korrupsionin më të madh në vend. Ish-kryeministri theksoi se CEZ i detyrohej Shqipërisë së paku 1 miliardë euro.

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë se Meta si ministër i Jashtëm nuk ka patur asnjë detyrë asnjë tagër për të negociuar me CEZ. Me CEZ ka qenë i ngarkuar ministri i tij Haxhinasto, ministria e Financave, grupi i punës nga gjithë të tjerët por asnjë zyrtar i ministrisë së Jashtme. Kurrën e kurrës.  Kush kanë qenë motivet e Metës të takojë hasekun në Pragë?”

Tha Berisha ndërsa theksoi: “Avokatja Ledina Mandia ka kallëzuar vjedhjen. Qeveria ime faktoi se CEZ që i kërkonte Shqipërisë 200 milionë euro dëmtime i detyrohej Shqipërisë së paku 1 miliardë euro detyrime ndaj OST KESH-it, prodhuesit, detyrime të tjera. 1 miliardë po këto vetëm fatura. Le ti marrim të mirëfillta paditë e cez se ishin 200 milionë euro, mbeteshin 800 milionë euro”, bëri llogaritë ish kryeministri para deputetëve.

“Nuk zgjidhet me ndërmjetësim rasti, se e keni të pastër, e fitoni. Ky arbitër është arbitri që kishte fituar të gjitha çështjet që i kishim besuar ne. Z.Haxhinasto kishte përgatitur hartën e rrugës, për të gjitha hapat që duheshin marrë. Por çfarë hapash kur kreu I qeverisë kaloi në anën e atyre të CEZ-it”, tha Berisha ndërsa vijoi me akuzat ndaj Ramës: “Në 2012 agjencia e luftës kundër larjes së parave e dërgon Kastriot Ismailaj për ndjekje për larje parash. Drejtori deponoi. Çfarë bëri ky zotëria mbrapa? Nuk ndoqi asnë process në vazhdim, përkundrazi kreu aktin më të paimagjinueshëm, pushoi të gjitha paditë penale dhe civile ndaj CEZ Parlamenti mund të bërë amnistrira, por kurrë që të marrë pushtet e institucioneve të tjera. Këtë e bëri Edi Rama”.

Berisha ka rrëfyer edhe  ‘’megaaferën 350 milionëshe’’ që sipas tij Rama ua dhuroi çekëve.

“Kërcënonte gjyqtarët e qeverisë sime me Prokurori. Ndërkohë që kjo është një gropë, ne jemi absolutisht në fillim të kësaj çështje. Cili ishte i vërtetë? Ishte i vërtetë në shkurt, apo raporti se ka qenë e drejtë heqja e licencës.

Rama pranoi se heqja e licencës ishte gabim.  Ky skandalozi që u thoshte shqiptarëve që po  ë prodhojmë më shumë energji rritet çmimi i saj, apo që nafta s’ka asnjë vlerë.

Këta që shuan padinë, që e mbyllën, që bënë ligjin kundër padisë. Është kështu apo jo?

Të gjithë këtë fushatë e ndërmorën për të mbyllur firmosjen e marërveshjes së turpit, e korrupsionit më të madh të vendit. Që përjashtuan firma që ishin kundër saj. Kjo marrëveshje ishte e firmosur në kulisë para zgjedhjeve, nga Edi Rama nga ata të cilët edhe financuan fushatën elektorale.

Po 350 milionë euro është borxhi, që CEZ i ka grabitur kësaj ndërmarrje. Që ia ka bërë dhuratë Edi Rama. Që nuk ndoqi këshillat e studiot se famshme ‘’Lazare’’, përkundrazi filloi hetimet se kush ua ka rekomanduar, mori në pyetje punonjësit e Avokaturës së Shtetit se kishte mangësinë që kishte fituar.

Më 4 tetor nisin më 16 tetor të 2012 nën ndikimin e babës tënd shpirtëror, më 30 tetor 2012 urdhri i ministrisë së Drejtësisë, më pas urdhri i kryeministrit, më 15-16 nëntor takimi i parë në Tiranë, kryesuar nga Haxhinasto. Më 19 nëntor për mosndërprerjen e energjisë. Më 20 nëntor letër e kompanisë në CEZ. 21 nëntor CEZ kërkon tërheqjen e kredisë 60 milionë, natyrisht nuk lejohet. 2 dhjetor bisedime dhjetor, 4 dhjetor CEZ i kërkoi Shqipërisë 1 miliard euro. Më 5 dhjetor letër nga KESH te CEZ për pagesat e faturave të papaguara.

Durim mo se u keni fut dorën në xhep shqiptarëve. Më 18 dhjetor qeveria shqiptare i bën letër CEZ, më pas CEZ për braktisjen e detyrimeve, 30 dhjetor 2012….

700 milionë euro. Me radhë janë datat e tjera…

Padiskutim që Kastriot Ismailaj është akt i shëmtuar, korrupsion i mirëfilltë, I përhapur, metastatic dhe duhet hetuar. Por mega-afera është marrëveshja që firmosi Edi Rama në kulisë.

Kjo është aferë korruptive e përmasave të pakrahasueshme”, tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani-Jahjaga në konferencë, presidenti: Lufta e UÇK, e patjetërsueshme. Jahjaga: Të interesuar për fqinjësinë
Braçe habi për mungesën e Bodes në Kuvend. Ish-ministri vjen dhe ja përplasja mes tyre për CEZ »
Article Logic
Execution time: 0.028997182846069
array(1) { ["section"]=> string(107) "berisha-ne-kuvend-meta-ka-negociuar-me-kastriot-ismailajn-faktuam-se-cez-na-detyrohej-1-miliarde-euro-20434" }