Berisha: Nënë Barbulla viktima e rradhës e terrorit të Edi Ramës

Publikuar tek: politike, më 11:06 11-12-2015 Berisha: Nënë Barbulla viktima e rradhës e terrorit të Edi Ramës

Reagon ish kryeministri Berisha pas humbjes së jetës së Barbulla Pepës nga të ftohtit. Berisha thotë se e moshuara është viktima e rradhës e terrorrit shtetëror të kryeministrit Rama, dëshmi që sipas tij tregon një regjim çnjerëzor e shpirtkazmë.

“Terrori për energjinë si mjet i banditëve të pushtetit për vdekjen e të mjerëve!

Të dashur miq, mediat njoftuan mbrëmë vdekjen nga të ftohtit, në banesën e saj, në fshatin Fan të Mirditës e nënë Barbulla Pepa, në moshë 91 vjeç, pasi prej 6 javës i kishin ndërprerë energjine elektrike. Nënë Barbulla jetonte në një banesë të rrënuar, e vetme, pa asnjeri dhe nuk kishte asnjë mundësi të paguante faturën e energjisë dhe kishte kërkuar publikisht ti lidhej energjia e ndërprerë në OSSHE. Kjo e fundit, refuzoi ti lidhë energjinë e ndërprerë dhe nëna e mjerë vdiq nga të ftohtit. Nënë Barbulla është viktima e radhës e terrorit shtetëror të Edi Ramës me energji elektrike ndaj të varefërve të këtij vendi, dëshmi e një regjimi çnjerëzor dhe shpirtkazëm”, përfundon Berisha postimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takohen krerët e qeverisë, Ruçi, Tahiri, Braçe dhe Ahmetaj hyjnë te “Vila 30”
PD: Veliaj kryeu dy vepra të rënda penale, Prokuroria të nisë hetimet »
Article Logic
Execution time: 0.023934125900269
array(1) { ["section"]=> string(69) "berisha-nene-barbulla-viktima-e-rradhes-e-terrorit-te-edi-rames-27506" }