Berisha: Nesër nis stina e protestave mbarëpopullore

Publikuar tek: politike, më 20:30 25-01-2015 Berisha: Nesër nis stina e protestave mbarëpopullore

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së nesërme në orën 11:00, për çmimin e naftës dhe taksave të larta.

Sipas Berishës, nesër çelet stina e protestave mbarë popullore me qëllim kryesor uljen e taksave dhe rrëzimit të murit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Deklarata e Berishës:

 

Te dashur miq, neser ne ora 11:00 qytetaret shqiptare, me thirrjen e Partise Demokratike, fikin aty ku ndodhen per 5 minuta makinat ne shenje proteste per çmimin me te larte te naftes ne Europe per shkak te taksave te qeverise, me te lartat ne kontinent. Neser pra çelet sezoni i protestave mbare popullore antiqeveritare, protestave kunder klikes Rama - Meta qe do kete si qellim kryesor uljen e taksave te naftes dhe taksave te tjera te rritura, uljen e çmimit te energjise, rrezimin e murit te korrupsionit dhe krimit te organizuar, zevendesimin e shtetit policor te neo-bllokmeneve me shtetin ligjor.

Te dashur qytetare, ju ftoje qe me perkushtimin, guximin, vendosmerine tone te nxjerrim vendin nga honet e papunesise, varferise, korrupsionit, pasigurise ku e kane rrokullisur oligarket Rama - Meta!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkreli: Basha po shkatërron trashëgiminë e qytetit. Bashkia: Je dallëndyshe e korrupsionit
Konflikti/ Nishani: Qeveria kërkon bllokimin me ligj të emërimeve në Gjykatën e Lartë »
Article Logic
Execution time: 0.016256093978882
array(1) { ["section"]=> string(56) "berisha-neser-nis-stina-e-protestave-mbarepopullore-1479" }