Berisha ngushëllon familjet Deliaj dhe Hoxha, i bën thirrje Prokurorisë për hetim të menjëhershëm

Publikuar tek: politike, më 19:27 06-04-2016 Berisha ngushëllon familjet Deliaj dhe Hoxha, i bën thirrje Prokurorisë për hetim të menjëhershëm

Berisha ngushëllon familjet e dy pilotëve që humbën jetën sot Florian Deliaj dhe Donald Hoxha. Ish-kryeministri  i bën thirrje Prokurorisë për hetim të menjëhershëm.

“Një lajm i hidhur për Ushtrinë dhe mbarë kombin. Pilotët Florian Deliaj dhe Donald Hoxha ranë sot në krye të detyrës gjatë stërvitjes me helikopterin që drejtonin kurse ushtari profesionist Gerald Baramuca u plagos rëndë.

Me këtë rast le t'u shprehim ne ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të dëshmorëve Deliaj dhe Hoxha që ranë në krye të detyrës dhe t’i urojmë shërim të plotë ushtar Baramuçës.

I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimin për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e rënies së helikopterit dhe vdekjes tragjike të pilotëve Deliaj dhe Hoxha dhe plagosjen e ushtar Baramuçës. Sb”, shkruan Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mimi Kodheli mesazh prekës për dy ushtarakët: Ishit destinuar për të qëndruar në qiell
Rrëzimi i helikopterit, Nishani shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave »
Article Logic
Execution time: 0.020496129989624
array(1) { ["section"]=> string(102) "berisha-ngushellon-familjet-deliaj-dhe-hoxha-i-ben-thirrje-prokurorise-per-hetim-te-menjehershem-37001" }