Berisha: Një tjetër kompani e madhe largohet nga Shqipëria

Publikuar tek: politike, më 12:05 13-12-2015 Berisha: Një tjetër kompani e madhe largohet nga Shqipëria

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, klima armiqesore ndaj biznesit, gjobat dhe taksat, janë bërë shkasë për largimin nga vendi të një prej kompanive më të mëdha të fluturimit, “Lufthansa”.

“Vazhdon largimi i kompanive të mëdha nga Shqipëria. Për shkak të klimës armiqësore ndaj biznesit, gjobave dhe ryshfeteve, një numër i madh kompanish ndër me të mëdhate dhe ndër më seriozet në botë të fushave të ndryshme, si energjitike, farmaceutike, ndërtimi etj, janë larguar dhe po largohen nga Shqipëria. Qeveria e banditokracisë ndërmorri gjatë këtij viti disa sulme publike ndaj kompanive të mëdha në vend dhe dhunon kontratat e tyre me vendin.

Mediat njoftojnë lajmin e hidhur për udhëtarët shqiptar se gjigandi i aviacionit civil europian dhe botëror, flamurmbajtesia gjermane Lufthansa ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Nuk dihen motivet konkrete të këtij vendimi të trishtë për shqiptarët por largimi i saj është një goditje e rëndë për udhëtarët shqiptar, që nuk do të gëzojnë më shërbimin e shkëlqyer të kësaj kompanie por dhe prestigjin dhe reputacionin e Shqipërisë.

Largimi i Lufthansës është një mesazh i keq pasigurie që merr biznesi gjerman, europian dhe botëror për klimën e pafavorshme të investimeve në Shqipëri”, shkruan Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Shinasi Rama: Plani i Sali Berishës për luftë civile në vitin 1991
Rama: Opozita shkul qimet e gjoksit për të bërë revolucion »
Article Logic
Execution time: 0.018205881118774
array(1) { ["section"]=> string(63) "berisha-nje-tjeter-kompani-e-madhe-largohet-nga-shqiperia-27661" }