Berisha nxjerr nga arkiva foton me Nënë Terezën dhe bashkëshorten në Ditën Botërore të Bamirësisë

Publikuar tek: politike, më 18:56 05-09-2015 Berisha nxjerr nga arkiva foton me Nënë Terezën dhe bashkëshorten në Ditën Botërore të Bamirësisë Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij Liri Berisha me humanisten shqiptare Nene Tereza

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka harruar që sot është Dita Botërore e Bamirësisë. Berisha ka nxjerrë nga arkivat këtë foto të tijën me humanisten e madhe shqiptare, Nënë Tereza dhe bashkëshorten e tij Liri Berisha.


“Të dashur miq, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 5 shtatorin si ditën e nderimit të bamirësisëe, këtij akti fisnik të njeriut bujar e shpirtmadh që ka shpëtuar dhe shpëton qindra mijëra jetë nga uria, varfëria, skamja, sëmundjet dhe dhimbjet e tyre në mbare botën”, shkruan Berisha duke iu referuar humanistes.

“OKB zgjodhi 5 shtatorin si ditën e bamirësisë, në nderim dhe mirënjohje ndaj bamirëses më të madhe të kohërave, Nënë Terezës, e cila u nda nga jeta më datën 5 shtator të viti 1997 por me përkushtimin dhe mirësinë e saj të jashtëzakonshme ndaj njerëzve në nevojë në Kalkuta dhe në mbarë botën meritoi për së gjalli titullin më të lartë, ate të nënës së njerëzimit”, kujton ish-kryeministri ndërsa uron:

“Duke nderuar me përulje të madhe veprën frymëzuese të Nënë Terezës dhe të cdo bamirësi e bamirëseje, le të mbeten ato gjithmonë një burim i pashterëshëm frymëzimi për ne!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet deputeti Prenga para Prokurorit: Cali më zuri pritë, unë qëllova në ajër
Konfirmohet kriza e PLL, 31 kryetarë degësh kërkojnë largimin e kryetarit Gjana »
Article Logic
Execution time: 0.03406810760498
array(1) { ["section"]=> string(103) "berisha-nxjerr-nga-arkiva-foton-me-nene-terezen-dhe-bashkeshorten-ne-diten-boterore-te-bamiresise-20056" }