Berisha nxjerr ‘’sekretin’’: Rama po merr edhe tre ‘’BENZ’’-a luksozë. Ish-kryeministri jep koston e makinave dhe flet për gardistin që pështyu studenten

Publikuar tek: politike, më 13:52 05-11-2015 Berisha nxjerr ‘’sekretin’’: Rama po merr edhe tre ‘’BENZ’’-a luksozë.  Ish-kryeministri jep koston e makinave dhe flet për gardistin që pështyu studenten

Sali Berisha ka dekonspiruar sot në Kuvend projektin e ri të Edi Ramës. Pas 44 ‘’Jaguarë’’-ve, Berisha ka denoncuar edhe ‘’Benz’’-at luksozë, sipas tij, që do marrë kryeministri. Ja si e komenton Berisha duke dhënë kostot e tyre.

“Më 1/12/2015 Garda me vendim sekret. Janë 42 vetura, përvec  ‘’Jaguar’’-izimit të qeverisë, tani na dalin edhe 3 ''Benz''-a që kushton secili të paktën 700 mijë euro. Unë kisha vetëm një 1 "Benz'' të blinduar, përveç atij që kisha trashëguar nga paraardhësi, që mund të më linte në rrugë po nejse, atë “Benz’’ të blinduar nuk e ka përdorur në asnjë rrethanë as kryetari i qeverisë as presidenti, që kushtonte 600 mijë euro.

Sa erdhi në pushtet Edi Rama e transferoi për veten e vet. Janë porozitur 3 ''Benz''-a ta blinduar, ky është një akt i shëmtuar. Të porositet vetëm 1 unë jam dakord, po të blesh tre do të thotë një makut, i pashpirt, të ka verbuar luksi, frika, shumë faktorë, si mund të marrim 3 makina të tjera për t’i shijuar Edi Rama sa herë t'i teket? 1 milionë e 200 mijë euro qiraja në vit e këtyre 3 ''Benz''-ave”, denoncoi Berisha në parlament.

Ish-kryeministri e krahasoi Ramën me Adil Çarçanin si dhe kërkoi që të nxirret nga Garda punonjësi që pështyu njërën prej studenteve, kur u gjuajt kryeministri me vezë:

“E kanë gjuajtur Adil Çarcanin njëherë me veze, e di mirë kur, s’është gjuajtur ndonjë kryeministër tjetër me vezë. Akt poshtërues, roje, banditë të Edi Ramës kanë shtyrë studentët. Akti më i ulët i shtyrjes së studentëve. Ai që ka shty t’i jepet Prokurorisë dhe të mbajnë qëndrime ligjore më të rrepta ndaj tij.

Përdorimi i pështymës është akti më i ulët, të pështysh në fytyrë një vajzë që po proteston për vete por edhe për çdo të ri të këtij vendi, po kërkon arsim publik falas, një të drejtë kushtetuese

Kërkoj që me urgjencë të gjendet personi që ka pështy studenten dhe të nxirret jashtë Gardës. Kryeministri të mos lejohet të shkelë më në universitete. Nëse ia mban të shkojë vetëm me një roje, në s’ja mban do ndryshojmë ligjin. Qeveria është droguar, ka humb çdo lloj orientimi.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pendohet Beqaj, i kërkon ndjesë publike deputetes Albina Deda: Edhe unë njeri i gjallë jam
Berisha duartrokitet në Parlament pasi i tregoi maxhorancës “gafën”, çohet Ruçi i PS, del në foltore edhe Braçe »
Article Logic
Execution time: 0.015485048294067
array(1) { ["section"]=> string(149) "berisha-nxjerr-sekretin-rama-po-merr-edhe-tre-benz-a-luksoze-ish-kryeministri-jep-koston-e-makinave-dhe-flet-per-gardistin-qe-peshtyu-studenten-24730" }