Berisha: Oficerët e Interpolit njoftuan me shkrim e gojë Didin dhe Tahirin

Publikuar tek: politike, më 11:06 01-04-2015 Berisha: Oficerët e Interpolit njoftuan me shkrim e gojë Didin dhe Tahirin Ish-kryeministri Sali Berisha

“Oficerët e Interpolit viktima të krimit të Ramës. Ata kishin njoftuar me gojë dhe shkrim, Didin dhe Tahirin”, kjo është e vërteta sipas ish-kryeministrit Berisha i cili akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Tahiri si dhe ish-kreun e Policisë së Shtetit Didi, i cili dja dha dorëheqjen nga detyra.

 Nëpërmjet një statusi publikuar në faqen e tij zyrtare Berisha ndalet te çështja “Frroku” duke i cilësuar zhvillime e këtyre ditëve si dëshmi që tregojnë se “Mark Frroku i vërtetë është Edi Rama”.

“Të dashur miq, zhvilimet e ketyre ditëve dëshmojne se Mark Frroku i vërtetë është Edi Rama! Dy oficerë të lartë, drejtori dhe shefi i sektorit të Interpol Tirana janë prangosur jo se ata nuk kanë njoftuar Didin dhe Tahirin për mandat arrestin e palës belge për deputetin e PS Mark Frroku, por pikërisht se i kanë njoftuar ata”, shkruan Berisha.

“Burime të mirë informuara njoftuan dje se Drejtori i Interpolit, Artan Bajraktari iu tha çunave të krimit para arrestimit se ai nuk kishte fshehur asgjë dhe se kishte njoftuar Didin dhe Sajmir Shullazin sapo kishin ardhur shkresat dhe se prej tyre kishte marrë porosi të mos kthente përgjigje. Këte nuk e mohuan dot as Didi pa moral, qe na tha se dha dorëheqjen për moral, as Tahiri, as dhe papagalli nr 1 i tyre që kërkonte mbrëmë njoftim meë shkrim për padronet e tij. Sot mediat bëjnë me dije se Artani i Interpolit kishte njoftuar edhe me shkrim Didin e Partisë madje që vitin e kaluar por ai së bashku me Tahirin, me urdhër të Rames i kishin vënë kapak çështjes sepse Frroku tashmë nuk kishte vetëm votë të vlefshme por dhe dëshminë të tmerrshme”, shkruan më tej ish-kryeministri duke cituar burimet që sipas tij janë të mirëinformuara mbi atë çfarë është thënë.

“Përsa i përket akuzës tjetër, se oficeret nuk kanë kërkuar të dhëna nëpërmjet Interpolit nëvitin 2012 për vëellezerit Frroku, ështe njëmashtrim i paskrupullt. E kundërta faktohet shumë lehtë nga dokumentat e asaj zyre. Edhe ky është një trillim i Tahirit për të shpelare fytyren e tij të nxirë nga krimi”, përmbyll postimin e tij ish-kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agron Duka: Ka zëra se Vangjush Dako e cakton vetë kundërshtarin. A është Basha pjesë?
Rama: Në Byronë Kombëtare të Hetimit do përfshijmë dhe FBI-në »
Article Logic
Execution time: 0.04352879524231
array(1) { ["section"]=> string(78) "berisha-oficeret-e-interpolit-njoftuan-me-shkrim-e-goje-didin-dhe-tahirin-7527" }