Berisha: Pallatet mbi 6 kate do t’i firmosë personalisht Rama

Publikuar tek: politike, më 19:12 11-08-2015 Berisha: Pallatet mbi 6 kate do t’i firmosë personalisht Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në faqen e tij në Facebook vendimin e qeverisë për bllokimin e të gjitha lejeve të ndërtimit në të gjithë vendin. Për Berishën, ky nuk është një veprim i mençur, pasi në kohë krize, bllokimi i të gjitha ndërtimeve private do ta rëndonte më shumë situatën.

Por ish-kryeministri shprehet se një detaj i ri i publikuar sot në media, tregon se si pallatet mbi 6 kate do të ndërtohen por për to, shprehet Berisha, duhet të firmosë vetë Rama.

Mirëpo sot na doli se në fakt lejet për ndërtimet mbi 6 kate mund të vazhdojnë por vetëm duhet të shkojnë “të ngrohen” tek Edi Rama. Pra, me vendimin e djeshëm janë të bllokuara të gjitha lejet që nuk kalojnë nga xhepat e Edi Ramës, dhe do miratohen veç ato që deshiron Mr. 20%-shi Kjo është de-facto rilindje e 20% rryshfet për çdo leje ndërtimi në Shqipëri.

Me këtë akt Edi Rama për hir të 20%shit shpallet edhe si kryetar i gjithë bashkive, edhe si kryeplak i gjithë fshatrave të vendit, ndonëse Kushtetuta parashikon ndarje të pushteteve, pra të kundërtën”, shprehet Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 12 bashki të majta nuk përfshihen në bllokimin e lejeve të ndërtimit
Berisha: Rahja e egër nga Rama, për pak sa nuk i kushtoi syrin Sajmirit »
Article Logic
Execution time: 0.023060083389282
array(1) { ["section"]=> string(66) "berisha-pallatet-mbi-6-kate-do-t-i-firmose-personalisht-rama-18201" }