Berisha: Paratë e gjetura nga policia nuk korrespodojnë me ato të vjedhura në Qafë-Kashar

Publikuar tek: politike, më 00:12 16-02-2017 Berisha: Paratë e gjetura nga policia nuk korrespodojnë me ato të vjedhura në Qafë-Kashar

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të përforëcojë teorinë e tij se arrestimi i grabitësve të parave në Qafë Kashar dhe gjetja e një shume të madhe kartmonedhash, është vetëm “shoë” nga Policia e Shtetit.

Në postimin më të fundit Berisha thotë se kartmonedhat e gjetura nga policia nuk korrespodojnë me ato të vjedhura në Qafë Kashar.

Berisha në Facebook:

Super operacioni "po... kali ne dere te Edvinit" deshtoi me sukses te plote!

Bankieri dixhital informon:

-asnje nga kartmonedhat e gjetura nuk ka lidhje me kartmonedhat e vjedhura ne Qaf Kashar

-numri serial i asnjeres prej kartmonedhave shqiptare, europiane, amerikane, britanike, australiane, neozelandeze, te gjetura ne banesat e kontrolluara nuk korespondojne me kartmonedhat e plackitura re bankave.

-presion policesk mbi bankat per te ndryshuar procesverbalet dhe per te perfshire numrat serial te kartmonedhave te gjetura ne procesverbalet e tyre!

-Si perfundim, shoë policor i operacionit, qe ne media sociale po e quajne rendome po ..... kali ne dere te Edvinit, deshtoi me sukses! sb

"Pershedetje doktor po ju dergoj nje informacion qe ta beni publik,jame punonje i njeres prej bankave te plaçkitura ne Qaf Kashar.Po ju njoftoj se numrat serial te asnjeres nga tufat e kartmonedhave shqiptare,europiane,amerikane,angleze,kanadeze,australiane,neozelandeze qe ka sjelke policia per verifikim nuk korespondojne absolutisht ne asnje rast me numerat serial te regjistruar ne proces verbalin shoqerues te kartmonedhave te nisura nga banka jone ne Rinas.Te njejeten gje me pohojne edhe koleget e bankes tjeter qe ju plaçkiten parate.Shtoje se ne menyra te ndryshme po behen presione qe te fallsifikohen proces verbalet,me respekt...I bej thirrje prokurorise se shtetit te sekuestroj cdo dokument te shoqerimit te vlerave minetare nga bankat per ti bllokuar cdo mundesi spekullimi dhe mashtrimi"

Më shumë në këtë kategori: « Bylykbashi: “Zona A” e Durrësit po masakrohet, harta e manipuluar. Dako: Zona A s'është ndonjë çudi e madhe
Të gjithë i janë vënë kundër por Vangjush Dako i kthehet keq Ben Blushit: Mashtrues firmato, gënjeshtar patologjik, parazit social... »
Article Logic
Execution time: 0.004065990447998
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-parate-e-gjetura-nga-policia-nuk-korrespodojne-me-ato-te-vjedhura-ne-qafe-kashar-68846" }