Berisha: Pas studimeve të thelluara, Rama ka gjetur se Berati ka qenë ishull, do e kthejë në identitet

Publikuar tek: politike, më 17:12 26-05-2015 Berisha: Pas studimeve të thelluara, Rama ka gjetur se Berati ka qenë ishull, do e kthejë në identitet

Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar projektin e bërë publik nga kryeministri Rama për ndërtimin e një ishulli artificial në lumin Osum. Berisha ironizon edhe me mbjelljen e palmave.

“Për ndërtimin e ishullit të Osumit, Rama çeli sot konkursin, të cilin po sot e fitoi studio famoze e Lungomares së Vlorës dhe Piramidës së sheshit Skënderbej. Me këtë ishull fillon projekti madhështoro-paranojak i ishullizimit të lumenjve të Shqipërisë pasi këto janë projektet në të cilat vidhet më shumë dhe palmat qe do ti rrethojnë dhe qëndisin ishujt janë drurët me fitimprurës.

Pama vdes fare për palmat sepse blihen 400 euro dhe në letra shkruhet se u blenë 6000 mijë Euro”, shkruan Berisha.

 “I frymëzuar nga ndërtimi i ishujve artificial në det nga Emiratet e Bashkuara dhe Qatari, Edi Rama ka vendosur ti imitojë ato. Por ai, për të qënë origjinal nuk do ndërtoje ishull artificial në Qeparo përballë resortit turistik Kokedhima - Rama, as përballë pistës në det të Gjushit në Durrës po atje ku nuk ja priste mendja njeriu dhe pikërisht në lumin Osum. Ishulli madhështor i lumit Osum do rrethohet nga 423 palma dhe pemë të tjera egzotike. Ishulli i Osumit ka si qëllim kryesor kthimin e Beratit në identitet pasi nga studimet e thelluara te Ramës ai ka gjetur se vet Berati ka qenë Ishull. Madje kundërshtia për ndërtimin e tij i kushtoi Nasufit kandidimin e rradhës”, shkruan ish-kryeministri në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Halimi: Në Kavajë përgatitet vjedhja e votës
Veliaj sulmon të pavarurit: Të pestë kanë dalë nga Saliu, u thonin qytetarëve në 2013-ën mos votonin Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.034008026123047
array(1) { ["section"]=> string(105) "berisha-pas-studimeve-te-thelluara-rama-ka-gjetur-se-berati-ka-qene-ishull-do-e-ktheje-ne-identitet-12020" }