Berisha pas vendimit: Gjykata humbi rastin të bënte histori me testin e drogës së Ramës

Publikuar tek: politike, më 12:27 04-05-2015 Berisha pas vendimit: Gjykata humbi rastin të bënte histori me testin e drogës së Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila hodhi poshtë kërkesën e deputetit demokrat Edi Paloka për kryerjen e testit të drogës për kryeministrin Rama. Sipas Berishës, Gjykata me këtë vendim humbi rastin për të bërë histori duke përforcuar bindjet se Edi Rama “është përdorues i rregullt i kokainës dhe ka frikë të tmerrshme t’i nënshtrohet testit”.

“Sot Gjykata e Larte humbi rastin të bente historinë sepse ajo nuk pranoi, pas një presioni shumë të madh nga vet kreu i ekzekutivit, kërkësen e kryetarit të grupit të PD, Edi Paloka, për t’i bërë testin e drogës Edi Ramës. Me këtë refuzim Gjykata veçse përforcoi bindjet se Edi Rama është përdorues i rregullt i kokainës ndaj dhe ka frikë të tmerrshme t’i nënshtrohet testit të përdorimit të drogës”, shkruan ish kryeministri.

Më tej Berisha ka vazhduar postimin e tij duke treguar se “çfarë ka dëgjuar të flitet”.

“Flitet se ai dy vjet më parë bëri një ndërhyrje nëseptumin (ndarsen) e hundës ne Austri për shkak të dëmtimeve serioze të tij nga përdorimi i vazhdueshëm i kokainës”,  shkruan Berisha duke përshkruar edhe sjelljen e detajuar fizike të kryeministrit Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj sfidon në debat vetëm Kosovën, neglizhon Bojaxhiun, Tafajn dhe Gurin
Meta dhe Veliaj me të rinjtë e LRI: Atë që po bëjmë me Shqipërinë, do bëjmë dhe me Tiranën »
Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598
array(1) { ["section"]=> string(92) "berisha-pas-vendimit-gjykata-humbi-rastin-te-bente-histori-me-testin-e-droges-se-rames-10333" }