Berisha: Pasi hoqi shtatoren e Nënë Terezës, Rama po bllokon edhe atë të Rugovës

Publikuar tek: politike, më 19:22 12-07-2015 Berisha: Pasi hoqi shtatoren e Nënë Terezës, Rama po bllokon edhe atë të Rugovës

Pas denoncimit të bashkisë së Tiranës se kryeministri Edi Rama është duke bllokuar vendosjen e shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, edhe ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Rama ka urdhëruar këshilltarët e tij bashkiak të mos lejojnë vendosjen e shtatores.

“Në një akt antikombëtar të mirëfilltë, Edvin Kristaq Rama prej më shumë se dy muajve ka bllokuar, duke urdhëruar këshilltarët e tij bashkiak, vendosjen në një shesh në Tiranë të shtatores së presidentit Rugova, veper e skulptorit Idriz Balani, përzgjedhur nga nje konkurs ndërkombëtar organizuar për këtë qëllim nëPrishtinë”, shkruan Berisha në facebook.

Berisha shprehet se Rama ka një urrëjtje atërore ndaj presidentit Rugova, ndërsa thekson se kryeministri ka vepruar në të njejtën mënyrë edhe me shtatoren e Nënë Terezës.

“Bllokimi i vendosjes së përmendores të ish presidentit Ibrahim Rugova është një akt i turpshëm, dëshmi e urrejtjes atërore e piktorit dështak ndaj intelektualit, politikanit, misionarit më të madh politik në historinë tonë kombëtare dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës. Me këtë akt antikombëtar, Edi Rama, njeriu që i vendosi çelesin e artë të Tiranës famëziut Bregoviç, hakmerret ndaj presidentit Rugova të cilin sipas dokumentave zyrtare etërit e tij donin ta vrisnin në vitin 1991, vetëm së mbeshteti PD dhe Sali Berishën. Pasi hoqi nga Tirana shtatoren e Nënë Terezës, për të cilën ai është shprehur me fjalët më të ulta, të cilat i përdorte i ati dhe bllokmenët e tjerë kundër saj, Edi Rama shpërthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e përmendores së tij në qytetin e Tiranës”, ka deklaruar Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spahiu për politikanët: S’lanë femër bionde e brune pa nxjerrë në rrugë. Flet edhe për kërpudhën e kryeministrit
Elisa Spiropali: Pengu im, që s’mora Naltën në fushatë »
Article Logic
Execution time: 0.06685996055603
array(1) { ["section"]=> string(84) "berisha-pasi-hoqi-shtatoren-e-nene-terezes-rama-po-bllokon-edhe-ate-te-rugoves-16004" }