Berisha për impiantin e përpunimit të plehrave: Prokuroria të nisë hetimin, ka aferë korruptive

Publikuar tek: politike, më 14:40 18-03-2015 Berisha për impiantin e përpunimit të plehrave: Prokuroria të nisë hetimin, ka aferë korruptive Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha thotë se fillimi i punimeve për impiantin e plehrave dhe mbetjeve të ngurta në qytetin e Elbasanit, fsheh nga pas një aferrë korruptive të cilën Prokuroria duhet ta hetojë.

Fill pas inaugurimit era e qelbur e plehut mori dhenë. Së pari, ky konçesion prej 22 milionë eurosh iu dha një kompanie të një zonje S.G., e regjistruar vetëm 5 muaj më parë në QKR, që ka të deklaruara gjithsej 100 mijë dollarë.

Se dyti, kompania në fjalë nuk ka asnjë eksperience në fushen e trajtimit të mbetjeve të mjedisit.
Së treti, kompania me 100 mijë dollarë do marrë nga qeveria 5 milionë. Në këtë kontekst kjo pra është një vjedhje e pastër e fondeve publike nga Rama dhe suita e ti", shkruan Berisha në “facebook”.

“Përveç këtyre, projekti prodhon tymra kancerogjen dhe ndot mjedisin me grimcat që shkaktojne kancer në mushkri dhe organe të tjera. Projekti nuk është konsultuar me banoret e zonës siç detyrojnë ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare në të cilat ne jemi palë. Projekti nuk ka një raport të thelluar të ndikimit në mjedis dhe as modelim të shpërndarjes së tymrave kancerogjene siç kërkon ligji. I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këtë aferë të rëndë korruptive me pasoja shumë serioze me shëndetin e qytetareve të Elbasanit", përmbyll postimin e tij ish kryeministri që këtë herë ka folur edhe nga përvoja e tij si doktor sa i takon problemeve me shëndetin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha me ligjvënësit gjerman: Zyrtarët të vihen në shërbim të drejtësisë
Mesila Doda: Hapja e dosjeve, hipokrizi. Kokat e krimit i mban Rama nën sqetull »
Article Logic
Execution time: 0.018225908279419
array(1) { ["section"]=> string(98) "berisha-per-impiantin-e-perpunimit-te-plehrave-prokuroria-te-nise-hetimin-ka-afere-korruptive-6265" }