Berisha për largimin masiv të shqiptarëve: Qëndroni të largojmë aktorin kryesor të eksodit

Publikuar tek: politike, më 12:29 20-04-2015 Berisha për largimin masiv të shqiptarëve: Qëndroni të largojmë aktorin kryesor të eksodit Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencë me gazetarët

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në një konferencë të paralajmëruar për shtyp me gazetarët për largimin masiv të shqiptarëve duke bërë shkak të largimeve qeverisjen aktuale.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në Shqipëri për të larguar aktorin kryesor të këtij eksodi, Edi Ramën. “U bëj thirrje qytetarëve që të qëndojnë këtu dhe të largojmë aktorin e kësaj drame, Edi Ramën”.  Berisha e ka quajtur Shqipërinë si pasardhëse të Sirisë për largimin masiv të popullit.

Ky, sipas tij është një rikthim i largimeve masive të viteve ’90, edhe pse pati përmirësime në vitet e fundit. “Vitet e fundit ra numri i azilkërkuesve shqiptarë. Shumë shqiptarë u rikthyen për shkak të papunësisë. Vetëm nga Greqia u kthyen 130-180 mijë”, shprehet ai.

Berisha u shpreh se viti 2015 është një rikthim i fuqishëm viteve ’90. Sipas tij shqiptarët sot janë të mashtruar pasi kryeministri Rama nuk mbajti premtimet e mbajtura. “Edi Rama premtoi që do të hiqte TVSH-në e ushqimeve, të energjisë dhe se do të sillte punësim, por në të vërtetë solli mashtrimin dhe burgimin masiv të Shqiptarëve.u dha dy alternative shqiptarëve, eksodi ose vetëvrasjen në burg. Rama largoi investitorët e huaj dhe vendas duke falimentuar biznesin”, u shpreh ish-Kryeministri. Në përfundim Berisha i ka bërë thirrje Bankës Botërore të rishqyrtojë situatën e shqiptarëve. “Banka Botërore të rishyrtojë në themel qëndrimet e shqiptarëve. Rezultati 2-vjeçar është kriza më e rëndë sociale”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PR marrëveshje për Bashkitë e Shijakut dhe Librazhdit, Duka: Në Durrës të mbështesim Grida Dumën
Jep dorëheqjen nënkryetari i PR, Neritan Alibali »
Article Logic
Execution time: 0.016471862792969
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-per-largimin-masiv-te-shqiptareve-qendroni-te-largojme-aktorin-kryesor-te-eksodit-9233" }