Berisha për mandatin e deputetit Kokëdhima: Aleanca e qelbësirave po e fsheh dhunimin e Kushtetutës

Publikuar tek: politike, më 10:23 16-04-2015 Berisha për mandatin e deputetit Kokëdhima: Aleanca e qelbësirave po e fsheh dhunimin e Kushtetutës Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë  për mediat është shprehur se Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta po fshehin shkeljen e Kushtetutës nga deputeti Kokëdhima në 150 raste.

“Një nga ditët më të turpshme të Parlamentit, alenca e qelbësirave vendos të fshehë me turp dhunimin  në 150 raste nga Koço babëzia. Kushtetuta përcakton në mënyrë taksative se deputeti nuk mund të përfitojë nga asnjë autoritet a burim publik të ardhura, përvec rrogës  

Koço Kokëdhima, ky mumuth i babëzisë dhe korrupsionit ka shfrytëzuar kontrata me pushtetin vendor . Kushtetuta ka autorizuar Kuvendin në mënyrë obligative që ta dërgojë në gjykatë Kushtetuese, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk e dërgojnë se e dinë që ligji do i heqë mandatin deputetit Koço babëzia”, u shpreh ish-kryeministri duke shtuar se Parlamenti është i mbushur me të inkriminuar.

Sot në Kuvend është duke u diskutuar raporti i dalë nga Këshilli i Rregullores dhe Mandateve për deputetin Kokëdhima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pakti detar, Bushati: Në fillim të vitit të ardhshëm vizitoj Athinën
PD-ja kandidon Eduard Kaprin në Pogradec dhe Niko Shupulin në Përmet »
Article Logic
Execution time: 0.11994290351868
array(1) { ["section"]=> string(103) "berisha-per-mandatin-e-deputetit-kokedhima-aleanca-e-qelbesirave-po-e-fsheh-dhunimin-e-kushtetutes-8864" }