Berisha për ngjarjet në Maqedoni: Terror shtetëror mbi shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 15:05 09-05-2015 Berisha për ngjarjet në Maqedoni: Terror shtetëror mbi shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjet që kanë tronditur sot Maqedoninë, ku si pasojë e një aksioni policor në qytetin e Kumanovës kanë mbetur të vrarë 5 shqiptarë. Berisha ka akuzar autoritetet e Maqedonisë se po kryejnë krime shtetërore ndaj shqiptarëve, ndërsa ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të tyre.

Ish-kryeministri u ka bërë thirrje shqiptarëve në Kumanovë që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin aktet që mund të destabilzojnë më tej qytetin.

Postimi i Sali Berishës:

Të dashur miq, në orët e para të mëngjesit, njësi të blinduara të policisë së Maqedonisë kanë vënë papritmas në shtetrrethim dhe sulmuar me armë automatike, mitroloza, granatahedhse një lagje të Kumanovës që banohet krejtësisht nga shqiptarët. Ndërkohë që autoritetet maqedonase nuk japin të dhëna, mediat e ndryshme dhe dëshmitar nga vendngjarja informojnë për vrasje të disa civilve të pafajshëm, fëmijë 8 vjeç, gra, të moshuar dhe shumë të tjerë të plagosur, çka dëshmon për krime të shëmtuara shtetërore ndaj popullësisë civile shqiptare në këtë qytet.

Shkaqet e këtij sulmi policor të njësive të blinduara të policisë së Maqedonisë janë ende të paqarta. Natyrisht element delinkuent mund të ketë dhe në lagjen e sulmuar por asgjë nuk përligj dhe nuk justifikon kurrë terrorin vrasjet e njerëzve të pafajshëm.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë terror shtetëror të egër të autoriteteve maqedonase dhe kërkoj ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe terrorit në Kumanovë si dhe vendosjen para ligjit të gjithë autorët, organizatorët e krimeve të shëmtuara ndaj popullatës shqiptare civile të Kumanovës. Ju bëj thirrje qytetarëve të Kumanovës të ruajnë gjakftohtësinë, të shmangin çdo provokim, akt tjetër destabilizues për qytetin e tyre!

Lexo edhe:

PD: Autoritetet e Maqedonisë të garantojnë jetën e qytetarëve, shqiptarët të ruajnë gjakftohtësinë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjylameti-Bashës: Komedia e kartës së studentit dhe tramit tregon si i trajtoi shqiptarët gjatë mandatit
Lezhë, zbardhet lista e këshilltarëve socialistë të qytetit »
Article Logic
Execution time: 0.02065896987915
array(1) { ["section"]=> string(70) "berisha-per-ngjarjet-ne-maqedoni-terror-shteteror-mbi-shqiptaret-10747" }