Berisha për padinë e Ramës ndaj Vokshit: Vjen nga urrejtja që ai ka për motrën e deputetes

Publikuar tek: politike, më 22:09 26-01-2016 Berisha për padinë e Ramës ndaj Vokshit: Vjen nga urrejtja që ai ka për motrën e deputetes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar padinë e kryeministrit Edi Rama për deputeten e PD-së Albana Vokshin.

Duke u shprehur fillimisht se Rama me merret me inate grash, Berisha ka dhënë edhe versionin e tij për aryset që kanë çuar kryeministrin të padisë deputeten demokrate. Sipas tij, shkak është bërë urrejtja që Rama ka për motrën e Vokshit, e cila ka qenë edhe këshilltare e Berishës në Presidencë.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Te dashur miq, qe nje kryeminister te padise nje zonje, nje deputete si Albana Vokshi per deklaratat e saj politike, kete mund ta beje vetem nje kaqol, por e ben dhe Edi Rama! Ne te vertete, padia, me te cilen i ka bere nder ne aparence por vetem ne aparence, i duhet Rames si gjethe fiku per te mbuluar korrupsionin dhe vjedhjet e medha.

Por kjo vetem ne aparence sepse lepuri fle tjeter kund. Urrejtja e Rames per Albanen eshte urrejtje patologjike e tij per motren e saj, zonjen Mimoza Vokshi, dikur ish keshilltare e imja si president, e cila ka patur shoqeri dhe lidhje pune me zonjen Linda Basha qe ne vitet 90 e ne vazhdim. Mirepo me vone, ne nje moment te dhene Mimoza e pyetur nga znj Basha i ka shprehur haptas dhe me sinqeritet mendimet e saj shoqes se vet, pa menduar se kjo do ti shnderrohej shpejt ne nje urrejtje dhe hakmarrje te papermbajtur te nje bipolari kunder saj dhe te gjithe familjareve te saj.

Si perfundim, i them Edvin Kristaq Rames se ti qe merresh me gjera te tilla nuk je as burre dhe as grua, por mjerimi i vertet i njeriut! 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rezonancë Magnetike edhe në Shkodër, Beqaj: 95 mln lekë, investim i rëndësishëm
“LSI” dhe “RD” nuk gjejnë paqe për “vjedhjen e votës”, sherri në studio televizive mes partitsë dhe gazetës »
Article Logic
Execution time: 0.0043709278106689
array(1) { ["section"]=> string(95) "berisha-per-padine-e-rames-ndaj-vokshit-vjen-nga-urrejtja-qe-ai-ka-per-motren-e-deputetes-31011" }