Berisha për Ramën: Keni dëgju ndonjë që pleqëron me një burrë?! U mbyll ‘’Facebook’’-un të tjerëve, se i thonë burrë paske gjet

Publikuar tek: politike, më 13:13 07-04-2016 Berisha për Ramën: Keni dëgju ndonjë që pleqëron me një burrë?! U mbyll ‘’Facebook’’-un të tjerëve, se i thonë burrë paske gjet

Sali Berisha komenton rrëfimin e Edi Ramës për pleqërimin e tij në Vuno me Koço Kokëdhimën.Sipas Berishës, kjo tingëllon e papranueshme.

‘’E vetmja shpresë për burrin që do pleqërojë me Edi Ramën…ashtu ëëë…keni dëgju ndonjë që pleqëron me një burrë?! Pleqëroka me Koçon ky! Pleqëron me bashkëshorten po.’’, thotë Berisha në Kuvend.

“Çfarë doni ju të tjerët në vagon? Ju doni Koçon, absolutisht vetëm Koçon.

E vetmja shpresë për burrin që do pleqërojë me Edi Ramën…ashtu ëëë…keni dëgju ndonjë që pleqëron me një burrë? Pleqëroka me Koçon ky! Pleqëron me bashkëshorten, po. Ore shkon dhe mbyll portalet, u mbyll FB të tjerëve, se i thonë burrë paske gjet. E mban në vagon se i duhet për pleqëri. Çfarë pleqërie? I duhet me nda pronat në brigje, që po ua vjedhin edhe kushërinjve.’’, ka vazhduar më tej ai.

Ditë më parë Rama deklaroi:

 ‘Me pleqërinë që afrohet, edhe mua edhe Koços, të na krijohet mundësia të kalojmë kohë më të gjatë te Lapidari’’, ka thënë Rama, i cili në fakt është ende i ri, 52 vjeç. Si nip nga Vunoi jam në të drejtën time që të jem posaçërisht i kënaqur që më në fund u bënë ndryshimet, që kësaj kohe dhe me pleqërinë që afrohet edhe mua edhe Koços, të na krijohet mundësia dhe të kalojmë kohë më të gjatë, aty te sheshi i vogël i Lapidarit ku është traditë që pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës.’’

“Por do të thotë se Edi Rama ju mban juve si skllevër për lidhjet e tij me krimin, ju ble dhe ju shet ju për lidhjet e tij me krimin. Po pse kjo? Sepse Edi Rama e mban nga ana psikologjike krimin e dobishëm. Dhe nëse je i mbërthyer nuk del kurrë ngaa spiralja e tij, Edi Rama është mekuar me lidhjen e krimit të dobishëm. Në diktaturë xhelatët ishin njerëzit më të mbrojtur. Po nuk ke turp që bazohesh te Armando Prenga ti? Absolutisht jo. Ka bërë 2 takime. Saje Qorri. Posi, Patjetër. Doni edhe emrin e lokalit? Po nuk dua ta bëj simbol të së keqes atë lokal. A e dini që ka takim në Amerikë? A e dini ju që para tij shkon Shullazi atje? A e keni marrë vesh? Po po. Shkon Shullazi me të gjitha veprat. A e dini ju se ai bllokon Reformën në Drejtësi se nuk e do. Miku dhe byrazeri i tij i tha: e bëre atë, le kokën. Disa prej jush jeni shumë shumë problematikë!”, thotë nga foltorja Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasje Leskaj-Halimi në Kuvend. Ndërhyn Berisha. Meta-Berishës: Çuditërisht nuk e mbajte fjalën!
“Nuk ndalet as në respekt të të rënëve” »
Article Logic
Execution time: 0.020380973815918
array(1) { ["section"]=> string(125) "berisha-per-ramen-keni-degju-ndonje-qe-pleqeron-me-nje-burre-u-mbyll-facebook-un-te-tjereve-se-i-thone-burre-paske-gjet-37066" }