Berisha për vjedhjen e “Union Bank”: Grabitësit ishin të Partisë, vodhën lekët për zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 13:47 25-03-2015 Berisha për vjedhjen e “Union Bank”: Grabitësit ishin të Partisë, vodhën lekët për zgjedhjet Ish-kryeministri Sali Berisha

“Në një bankë të vendit në bulevardin kryesor të Tiranës, e mbrojtur në të katër anët nga top firma e Partisë, para dy muajve u vodhen 6.2 milionë euro ditën për diell në sytë e mbarë shqiptareve. Për këte vjedhje, më e madhja në historinë e vjedhjes së bankave të vendit, nuk flet askush, asnjë njeri as dhe gjethet e pemëve përreth. Nuk kemi ç'të bëjmë na vodhi Partia”. Kështu shkruan ish-kryeministri Berisha duke iu referuar vjedhjes së bankës së nivelit të dytë  “Uninon Bank”, rreth dy muaj më parë në kryeqytet.

“Ata që e ndoqen vjedhjen spektakolare nuk arritën, për shkak të ngjashmerisë së madhe fizike dhe orientimit të perpikte në terren, të dallojne hajnat e Partisë nga rojet e Partisë. Në operacion ata ishin një. Sipas programit të procesit të rrëmbimit me forcë dhe dëshire të thasve me euro, hajnat e Partisë ishin njoftuar me saktësi për orën, sasine e eurove, numrin e thaseve që ato do futeshin dhe vendin ku ato do ngarkoheshin në makinë”, shkruan mandej ish-kryeministri duke dhënë edhe skenarin e asaj çfarë ka ndodhur sipas tij në të vërtetë ditën e grabitjes së bankës.

“Policia erdhi ashtu siç duhej, me vonesë të mjaftueshme saqë hajnat e Partisë patën mundësi të largohen me makinën që rrëmbyen së bashku me paratë e të shkojne tek makina që i priste në vendin e sigurtë dhe të largohen me eurot e Partisë për zgjedhjet e Partisë. Policia u mjaftua me një komunikatë, në të cilën gënjeu shqiptarët duke zvogëluar mbi tre herë shumën e parave të vjedhura!! Thuhet se firma e Partisë u nderua me medaljen "bleta punëtore" të vet Ramës, kurse vet presidenti i saj pret shpërblimin e rradhës. Kësaj i thonë kur vjedh Partia sa lezet, hesht qeveria”, përfundon postimin e tij Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: Të mos bëhet show mediatik me dekriminalizimin
Incidenti, përkthyesi malazez “deformon” kërkesën e presidentit shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.0041110515594482
array(1) { ["section"]=> string(93) "berisha-per-vjedhjen-e-union-bank-grabitesit-ishin-te-partise-vodhen-leket-per-zgjedhjet-6903" }