Berisha përplaset me Kodhelin në Kuvend, përmend me respekt Majkon: Kërko falje! Bëre Ramën sulltan (Debati)

Publikuar tek: politike, më 10:56 23-09-2015 Berisha përplaset me Kodhelin në Kuvend, përmend me respekt Majkon: Kërko falje! Bëre Ramën sulltan (Debati)

Ish kryeministri Berisha përplaset në Kuvend me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për lIgjin e Forcave të Armatosura. Berisha akuzoi ministren se ndryshoi ligjin “për të bërë Ramën sulltan” ndërsa pohoi se ky ligj është bërë kur ministër Mbrojtje ishte Pandeli Majko, të cilit Berisha iu drejtua me respekt.

Berisha pas fjalës së ministres Kodheli: Ky ishte rasti që zonja të kërkonte falje publike që ndryshoi ligjin vetëm e vetëm që Edvin Rama të bëhej sulltan. Ky ligj është bërë kur ministër i Mbrojtjes ka qenë zoti Pandeli Majko

(Një deputet i opozitës që nuk shfaqet në kamera i komunikon diçka kryeministrit Rama)

Berisha: Të lutem mos komuniko me të. Se si më duket sot, si qeveria e Gates, Gate Mahmutajt .

Ky ligj u miratua nga maxhoranca në vitin 2001. Asnjë nuk e lëvizi. tetë vite me rradhë kreu i ekzekutivit e respektoi. Erdhët ju dhe i lejuat vetes ndryshime të turpshme.

Rama : Sot vendimi më i rëndësishëm lidhet me mbështetjen që ky Kuvend do ti japë operacionit rrënjësor kundër informalitetit

(Ndërhyn Paloka nga vendi)

Leskaj: Zoti Paloka, ju lutem mos ndërhyni se diskutimet tuaja të deritanishme nuk kishin asnjë lidhje me rendin. Prandaj..

Rama: Besoj se janë pjekur kushtet që batërdia e 24 viteve të mari fund. Sot ne jemi të gatshëm që ta çojmë me sukses deri në kryerjen e plotë të këtij operacioni që na ka dhënë rezultate sa inkurajuese për të ardhmen aq edhe dëshpëruese për të shkuarën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E ka shitur apo jo makinën? Ja përgjigjia e ministrit Tahiri nxitimthi
Rama: S’keni parë gjë akoma, çfarë do shikoni do habiteni edhe vetë. Jep edhe “lajmin e mirë” »
Article Logic
Execution time: 0.042911052703857
array(1) { ["section"]=> string(109) "berisha-perplaset-me-kodhelin-ne-kuvend-permend-me-respekt-majkon-kerko-falje-bere-ramen-sulltan-debati-21464" }