Berisha përplaset në Kuvend me Leskajn, u ndërhyn Meta: Do ju jap dy lajme të gëzueshme

Publikuar tek: politike, më 11:46 03-03-2016 Berisha përplaset në Kuvend me Leskajn, u ndërhyn Meta: Do ju jap dy lajme të gëzueshme

Përplasje mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe nënkryetarja Valentina Leskajn në Kuvendin e Shqipërisë. Berisha tha se Parlamenti është mbushur me kriminelë ndërsa nuk i solli në vëmendje Leskaj çështjen e shqyrtimit të mandatit si deputete. Pas replikave të ashpra, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Kuvendit Ilir Meta i cili përmes batutës u dha parlamentarëve “dy lajme të mira”: ditëlindjen e deputetit Flamur Noka dhe ardhjen e Mogerinit ditën e nesërme.

Berisha: Parlamenti i vendit njohu tronditjen e tij më të madhe në historinë e ekzistencës së tij. Ka ndodhur situata shumë të rënda por ajo e javës së kaluar mund të conte vendin drejt një konflikti të hapur, të gjerë.

Provokimi më i ulët që ju i bëtë opozitës duke sjellë vrasësist në parlament është një akt që detyron cdo deputet të opozitës të mendojë për një zgjedhje finale dhe përfundimtare. Cila është ajo është tjetër kund por akte të tilla janë aktet më të shëmtuara.

Ju sillni vrasës në parlament për ti thënë opozitës këtu i kemi dhe mendoni se do fitoni parlamentin por jo, ajo që fitohet është shkatërrimi i parlamentit. Ai qëndrim është puc i shtetit brenda shtetit.

Parlamenti është buzë katastrofës. Reflektoni para se parlamenti të shkojë drejt dezintegrimit të plotë

Leskaj: Keqardhje që kur një burrë në moshën e parafolësit detyrohet të gënjejë, mua më vjen shumë keq.

Për mua ka pasur një kërkesë për komisionin e mandateve që është e shkruar e zezë mbi të bardhë për të shqyrtuar çështjen dhe është shqyrtuar brenda javës me kërkesën time.

Baltën e keni zanat. Mua ta harroni se mund të më përbaltni se kam një jetë të bardhë si familjare, si nënë politikane e si të doni juve.

Meta: Pas këtyre unë kam dy lajme të mira për t’ju dhënë. Është mars, ditëlindja e Nokës.

Edhe 100 zoti Flamur dhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian do vijë sot dhe jo nesër siç ishte parashikuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri entuziast për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit: Nxitja më e mirë
Gazetarja vë në pozitë ministrin Tahiri dhe i bën një pyetje që ai i shmanget »
Article Logic
Execution time: 0.019344806671143
array(1) { ["section"]=> string(91) "berisha-perplaset-ne-kuvend-me-leskajn-u-nderhyn-meta-do-ju-jap-dy-lajme-te-gezueshme-34104" }