Berisha:Piktori dështak po betonon barbarisht zbulimet arkeologjike në Lezhë

Publikuar tek: politike, më 19:29 04-04-2015 Berisha:Piktori dështak po betonon barbarisht zbulimet arkeologjike në Lezhë Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri e ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për një krim, veçse këtë herë akuza është për një krim kulturor që sipas Berishës po varros pasuritë arkeologjike të Lezhës. Berisha shkruan se më parë ishte arritur një marrëveshje e përbashkët për mbrojtjen e pasurive të çmuara arkeologjike me institutin gjerman të arkeologjisë por Rama në vend të studimit për mbrojtje po betonon zbulimet e rastësishme arkeologjike.

“Piktori dështak varros pasuritë përrallore arkeologjike të Lezhes, kryeqendër shqiptare e të gjitha kohrave! Të dashur miq, Lezha vlerësohet si vendi me pasuritë më të mëdha arkeologjike për t'u zbuluar, jo vetëm të trojeve shqiptare por dhe më gjerë. Instituti arkeologjik gjerman kishte përcakuar disa vjet më parë Lezhën si trevën arkeologjike më të rëndësishme të vendit, me pasuri përrallore të kohrave, shekujve dhe mijëvjeçarve të shkuar. Një marrëveshje u arrit me këtë Institut për studimin e përbashkët me Institutin tonë të arkeologjise të kësaj zone! Mirëpo në vend të studimit serioz, mbrojtjen e pasurive të çmuara arkeologjike, piktori dështak dhe qeveria e tij, me Institutin e varrosjes së vlerave arkeologjike po betonojnë barbarisht dhe zbulimet rastësore por shume të rëndësishme, duke dhunuar kështu ligjet e vendit dhe bërë një krim të mirëfilltë”, shkruan ish kryeministri.

Në mbyllje të postimit të tij Berisha u bën thirrje qytetarëve, të rinjve, e intelektualëve të Lezhës të organizohen në protesta të fuqishme për të mbrojtur vlerat e mëdha arkeologjike të qytetit të tyre nga Rama të cilin Berisha e cilësoi si një “piktor dështak, që po ndjek rrugen e të atit arkitekt, famezi i genocidit kulturor hoxhist”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Burimet më thonë se Rama dërgoi Shullazin në qelinë e Bamit për t’i ndryshuar dëshminë
Braçe: Nuk ka trotuar në Tiranë ku të mos lëndosh kaviljen prej gropave »
Article Logic
Execution time: 0.023072004318237
array(1) { ["section"]=> string(81) "berisha-piktori-deshtak-po-betonon-barbarisht-zbulimet-arkeologjike-ne-lezhe-7832" }