Berisha: Policia i refuzoi mbrojtjen Enver Bashës

Publikuar tek: politike, më 13:27 25-02-2015 Berisha: Policia i refuzoi mbrojtjen Enver Bashës Sali Berisha

Sali Berisha akuzon policinë se ka braktistur Enver Bashë,djalin që ndihmoi në arrestimin e Kostandin Xhuvanit, natën kur kreu 4 vrasje.

Në një koment për disa nga ngjarjet e fundit, Berisha ka thënë se policia I ka braktisur qytetarët.

‘’E morën dhe e plasën Enver Bashën në një anë të rrugës dhe nuk e transportuan në spital. Konstatuam se polici në praninë e tij i tha ik zhduku dhe Xhuvani ia mbathi. Pasi Kostandini ia mbathi me vrap, Enver Basha i ndjek me motor, i rrëmben nga dora pistoletën dhe Xhuvani e peshon me flori dhe i thotë do të jap kaq e aq milionë euro. Ky bëri detyrën si qytetar, i vuri hekurat. Basha pa se arma që ekzekutoi 4 veta, u hodh nga policët në trupin pa jetë të Arbër Demirajt.’’, deklaroi Berisha për Enver Bashën, që ndihmoi policinë në kapjen e Kostandin Xhuvanit, pasi u gjend rastësisht aty.

Sipas Berishës, policia i ka refuzuar mbrojtjen Enver Bashës.

“E denoncova në Parlament, Facebook dhe policia ra në kontakt me të dhe i tha ç’punë ke ti me Sali Berishën. Ditën që i morën dëshminë i thanë që do të dëmshpërblejmë, por as sot e kësaj dite asgjë. E ndoqën nga pas. Kërkoi mbrojtje në polici, policia e refuzoi. Të përgatitur me doreza metalike, vendosën t’I marrin shpirtin në rrugë.”, u shpreh Berisha.

Berisha ka përmendur në fjalën e tij me gazetarët edhe marrëdhënien Nishani-Rama. ‘’Rama kërcënoi presidentin në telefon’’, tha Berisha.

Berisha ka shprehur shqetësimet për situatën e mbipopullimeve në burgje.Po kështu Berisha kritikoi sjelljen e kryeministrit Rama me gazetaren Erisa Zykaj në Bruksel.

“Ky I thoshte plotëso kushtet, ai I thoshte Evropa ka nevojë për Ballkanin’’, ka ironizuar Berisha fjalën e Ramës ditën e djeshme në samitin e SEECP-së. Si gjithnjë Berisha bëri thirrje që qytetarët ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, sepse Rama e ka kthyer në një shtet policor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama komenton intervistën e Nadeem Ilahit: FMN-ja, zë i pavarur për ecurinë e ekonomisë
Emërimet nepotike te Tatimet, flet drejtoresha Shehaj: Sulm i PD ndaj familjes sime »
Article Logic
Execution time: 0.012860059738159
array(1) { ["section"]=> string(53) "berisha-policia-i-refuzoi-mbrojtjen-enver-bashes-4400" }