Berisha pranon: “Të pavendosurit” në Tiranë do votonin për Majkon dhe jo për Kosovën

Publikuar tek: politike, më 17:59 27-04-2015 Berisha pranon: “Të pavendosurit” në Tiranë do votonin për Majkon dhe jo për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në facebook ku përpiqet të analizojë takimet e Erion Veliajt me Pandeli Majkon, pranon indirekt se elektorati i pavendosur në Tiranë në zgjedhjet lokale do të votonte në shumicë për Majkon në rast se ky i fundit do të ishte kandidati i PS-së për Bashkinë dhe jo për kandidatin e PD-së, Halim Kosovën.

Sipas Berishës, kandidimi i Veliajt në këtë rast favorizon Kosovën, pasi të pavendosurit do të votojnë për kandidatin demokrat, për shkak të ngjashmërisë që Veliaj ka me Ramën.

“Por edhe me shqetësuese dhe dëshpëruese për Erionin është fakti se 70% e kontigjentit të elektoratit gri që do votonin Majkon deklarojnë se nuk votojnë Veliajn, pasi thonë se është sikur ta kishte nxjerrë Rama prej hunde, por do votojnë Kosovën”, shkruan Berisha. 

Me sa duket e djathta është kënaqur me kandidimin e Veliajt, pasi sipas sondazheve të tyre del se Majko do të ishte një kandidat i fortë përballë Kosovës dhe ndoshta fitues.

Lexo edhe:

Berisha: Veliaj takohet me Majkon, nga dëshpërimi për t’i ngjarë atij

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Veliaj takohet me Majkon, nga dëshpërimi për t’i ngjarë atij
PD: Rama dhe Meta nuk ndahen dot nga inkriminimi masiv, refuzojnë dekriminalizimin »
Article Logic
Execution time: 0.013288974761963
array(1) { ["section"]=> string(86) "berisha-pranon-te-pavendosurit-ne-tirane-do-votonin-per-majkon-dhe-jo-per-kosoven-9808" }