Berisha publikon mesazhin: Më kërcënoi Beso i Tajvanit. Reagon biznesmeni: Episod i pakëndshëm

Publikuar tek: politike, më 18:47 05-01-2016 Berisha publikon mesazhin: Më kërcënoi Beso i Tajvanit. Reagon biznesmeni: Episod i pakëndshëm

Sali Berisha publikon mesazhin kërcënues të Besnik Sulës, biznesmenit që sipas tij e ka dërguar në telefonin e tij.

"Beso i Tajvanit jam. Po si s'të vjen turp që ke 15 vjet që merresh me mua! Tani që je deputet i thjeshtë po e kuptoj që e ke personale. Dhe unë të garantoj që do ta bëj më shumë se personale. Tani do më njofësh."

"Edvin Kristaq Rama kërcënon me fallangat e tij të krimit apo me "çorapen" e Partisë!

Të dashur miq, dy ditë më parë unë denoncova grabitjen në prag të Vitit të Ri nga Edivin Kristaq Rama të Parkut Rinia të Tiranës duke i dhënë, në kundërshtim me çdo ligj, si koncesion Parkun për ndërtimin e një parkingu gjigand Besnikut të falimentuar apo siç thirret në gjuhën e vllazërisë "çorapja" e partisë.

Pse unë kam akuzuar direkt për këtë vjedhje? Unë kam akuzuar Ramët (Edvini dhe Olsin) se qëndrojnë pas Besit të falimentuar për këto arsye:

- në të vërtetë ky koncesion ka nisur në kohën kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie dhe bleu me emrin e Besnikut apo "çorapes'l së Partisë (e di ai vet se pse e thërrasin edhe me këtë nofkë) mijëra metër katror toke në parkun Rinia me çmimin qesharak 12 leke metrin.

-ditët e fundit të vitit që kaloi, për të bërë të mundur këtë aferë korruptive të tij, Edi Rama miratoi vendimin e qeverisë për dhënien me koncesion privat parqet.

-në kundërshtim flagrant me ligjin, Rama urdhëroi që si firmë për koncesionin të përdoret firma e falimentuar e "çorapes" së partisë, me pasuri nën sekuestro për falimentim kurse i vëllai i tij për drogë.

- në kundërshtim flagrant me ligjin Rama urdhëroi që koncesioni i parkut dhe parkingut të jepen me ligjin 2006 dhe jo me ligjin e vitit 2014 pasi me këtë të fundit procedura nuk mbyllej dot siç u mbyll me dt. 31 dhjetor.

Pas këtij statusi, Edi Rama urdhëron fallangat e tij të krimit, pikërisht personin që kur policia i arrestoi të vëllanë si megatrafikant Rama detyroi Saje qorrin t'u telefononte për t'i siguruar se nuk e kishin nga ai arrestimin por nga SHISH dhe Prokuroria, të heqin çorapen nga koka dhe të nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, të kërcënojnë në emër të tij sa vijon:

"Beso i Tajvanit jam. Po si s'të vjen turp që ke 15 vjet që merresh me mua! Tani që je deputet i thjeshtë po e kuptoj që e ke personale. Dhe unë të garantoj që do ta bëj më shumë se personale. Tani do më njofësh."

Me këtë rast dua të garantoj Edvin Shullazin: kërcënimet në emër tënd dhe të gjitha çorapeve, maskave, koskave mafjoze, trafikantëve, vrasësve, pengmarrësve të Shqipërisë jo që nuk do më pengojnë kurrë por vetëm se me shtojnë vullnetin tim të hekurt për të të denoncuar publikisht aferat tuaja të pista, lidhjet tuaja primitive me krimin dhe mafien.

Unë këtë nuk e bëj kurrë se ti je kundërshtar politik por e bëj se ti ke vjedhur këto 25 vite shqiptarët më shumë se sa të gjithë zyrtarët shqiptar të marrë së bashku.

Ti je kryeministri i vetëm i planetit i njohur botërisht si Mr.20% kur ishe kryetar bashkie, kur u bëre kryeministër detyrove ndërtuesit dhe bashkitë e mbarë Shqipërisë të të marrin firmën tënde për çdo pallat mbi 4 katësh në mënyrë që të merrje jo hyrjet por katet e tua.

Ti je kryeministri i vetëm i planetit, që i kapur nga importuesit e birrës, sjell në parlament ligjin për rritjen e akcizës së birrës të prodhuar në vend krahasuar me të importit, ti je kryeministri i vetëm i planetit që pasi unë kam denoncuar dy vjet më parë implikimin direkt të Olsit tënd në industrinë e bixhozit, ti sjell në parlament ligjin e dhënies së monopolit të kësaj industrie, vetkuptohet për qëllime familjare.

Në të gjitha aferat e pista të Beqëve të tu, ti je aksionisti kryesor ndaj dhe del në çdo rast në krah të tyre! Me këtë rast dua të të them se je absolutisht i pashpresë, drejtësia edhe vonon por ti dhe organizata jote kriminale nuk do t'i shpëtoni kurrë asaj! sb".

Njëkohësisht me Berishën, bëri një deklaratë edhe Basha.Kreu i PD-së, tha për kërcënimin e Berishës se "I Shpallën luftë të hapur ndaj Partisë Demokratike’’

“Kërcënimi mafioz i Sali Berishës nga Edi Rama përmes benjiaminit të tij në afera korruptive dhe trafikun e naftës e të drogës Beso i Tajvanit, pas denoncimit me fakte dhe prova të aferave korruptive që lidhin bashkë këta të dy prej 15 vitesh, është një akt kriminal dhe shpallje e hapur lufte ndaj Partisë Demokratike, çdo demokrati dhe demokrate dhe çdo shqiptari e shqiptare që beson te transparenca, fjala e lirë dhe barazia para ligjit.

I bëj me dije Edi Ramës se Partia Demokratike e mban atë politikisht, ligjërisht dhe personalisht përgjegjës per këte kërcënim mafioz dhe se pasojat e këtij akti do të bien personalisht mbi të dhe skotën e tij të banditëve dhe të korruptuarve me të cilët sundon Shqipërinë edhe për pak kohë”, shkruan Basha.

Reagon biznesmeni: Episod i pakëndshëm

Biznesmeni Besnik Sulaj ka reaguar pas postimit të Berishës në Facebook, duke e konsideruar këtë ngjarje si episode të pakëndshëm për të gjithë. Sulaj me anë të një deklarate për mediat shprehet se është përndjekur 15 vite si biznesmen nga politika

“Mendoj që ky është një episod i pakëndshëm për të gjithë. Shpresoj që asnjë biznesmen dhe asnjë qytetar të mos përndiqet politikisht si unë për më shumë se 15 vjet periudhë gjatë së cilës jo vetëm më kanë detyruar të paguaj gjoba por mjerisht jam bërë pjesë e leksikut politik të këtyre viteve, unë punoj drejt! Gjithkush mund ta kontrollojë punën time. Unë nuk dua që fëmijët e mi ashtu siç dëshiroj për fëmijët e kujtdo tjetër të rriten në një vend ku barra e provës bie mbi të akuzuarin dhe ku politika nuk e respekton biznesin por e bën atë anëtar partie”, shprehet ai. 

LEXO EDHE: VELIAJ I JEP PARKIMET ME PAGESE BESNIK SULES NE PARKUN RINIA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Zhupa: Tahiri duhet të ishte në burg si protektori i trafikut të drogës
Kërcënimi i Berishës, kryetari i FRPD-së i sugjeron “t’ia tregojë vendin siç di vetë” »
Article Logic
Execution time: 0.02103590965271
array(1) { ["section"]=> string(97) "berisha-publikon-mesazhin-me-kercenoi-beso-i-tajvanit-reagon-biznesmeni-episod-i-pakendshem-29215" }