Berisha publikon një foto nga takimi i kryeministrit me qytetarët: Kukësi braktis Ramën

Publikuar tek: politike, më 16:32 02-05-2015 Berisha publikon një foto nga takimi i kryeministrit me qytetarët: Kukësi braktis Ramën Foto e publikuar nga ish-kryeministri Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar që tregon pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë takimit që kryeministri Rama ka zhvilluar sot në Kukës. Sipas Berishës, Kukësi e ka braktisur Ramën pasi ai e ka trajtuar këtë qark si një territor armik. Për Berishën fotoja tregon se në shesh kishte më shumë gardistë e policë se sa qytetarë.

“Edvin Kristaq Ramen e refuzojnë socialistët e Kukesit dhe qytetarët e këtij qyteti. Kjo sepse Rama e ka trajtuar qarkun e Kukësit si një territor armik. Për herë të parë në historinë e vendit, ai, në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2014, nuk i dha asnjë qindarke dhe e perjashtoi nga çdo investim qarkun më teë varfer të vendit, gjë që nuk ka ndodhur kurrëmë parë.

Në një takim të dështuar, Rama u tha sot atyre pak qytetarëve të Kukësit që kishte në shesh, se varfëria nuk është shkak për mos pagesën e energjisë dhe se papunësia dhe varfëria ekstreme nuk është shkaku i eksodit, ndërkohë që kërkesat për azil politik janë rritur nga 250 raste qe kishte në tërë vitin 2012 ne rreth 20 mijë raste në prill të këtij viti. Sot në kërkesat për azil ne vijmë pas sirianëve, vendi i të cilëve është në luftë civile.

Duke konstatuar braktisjen e tij masive nga banorët e Kukësit, Rama iu bëri thirrje atyre të votojnë e peër Bamir Topin! Foto tregon se në shesh kishte më shumë gardistë e policë se sa qytetarë”, përmbyll postimin e tij ish-kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bare: Basha ka filluar mos duket në Tiranë, shpreson që banorët t’ja harrojnë dështimet
PD kandidon Lefteri Priftin për Himarën »
Article Logic
Execution time: 0.026669025421143
array(1) { ["section"]=> string(92) "berisha-publikon-nje-foto-nga-takimi-i-kryeministrit-me-qytetaret-kukesi-braktis-ramen-10234" }