Berisha publikon videon në takimin e Veliajt: Shikoni aktin çnjerëzor të ministrit

Publikuar tek: politike, më 16:06 22-05-2015

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga takimi i kandidatit për Tiranën Erion Veliaj duke e cilësuar largimin e fëmijës me sindromën down nga takimi,  si një akt çnjerëzor. Në video duket një person i cili mban veshur një bluzë me logon e “ora news"  dhe shkon drejt fëmijës për ta larguar. Sipas Berishës, ky person i përket stafit të Veliajt i cili ka bërë  një akt të padenjë , ka fyer dhe lënduar personat me aftësi të kufizuar.

“Ka ndodhur një ngjarje e paimagjinueshme. Është përzenë me forcë dhe dhunë nga takimi nga stafi i Erion Velisë një i ri i njohur se vuan nga sindroma daun por që me vëmendje dhe krejtesisht i qetë po dëgjonte fjalët e atij që deri dy javë më parë ishte minister edhe per personat me aftësi të kufizuar. Largimi me forcë nga takimi i këtij të riu, ishte një lëndim dhe traumë shumë e pamerituar psiqike peër teë riun që ndjehej mire duke ndjekur aktivitetin e Veliajt. Por ky akt i padenjë dhe çnjerëzor, është një fyerje dhe lendim për të gjithe personat me aftësi të kufizuar, përpjekjet e tyre për integrim, familjarët e tyre, madje mbarë shoqërinë. Siç tregon video, stafi i Veliajt shtyn dhe largon me force të riun që po dëgjonte qetësisht dhe me vëmendje Veliajn. Kjo është fushatë me moral jo qytetar”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komuniteti rom dhe ai egjiptian në Fier kërkon takim me dy kandidatët
Ironia e LSI për shkarkimin e Shkëlqim Canit, ja çfarë tha deputetja »
Article Logic
Execution time: 0.0043430328369141
array(1) { ["section"]=> string(87) "berisha-publikon-videon-ne-takimin-e-veliajt-shikoni-aktin-cnjerezor-te-ministrit-11744" }