Berisha pyet: A do e përdori Rama kërcënimin e ISIS kundër BE-së?

Publikuar tek: politike, më 21:40 15-07-2015 Berisha pyet: A do e përdori Rama kërcënimin e ISIS kundër BE-së?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtruar pyetjen në facebook nëse kryeministri i vendit Edi Rama, do të përdori apo jo kundër BE-së kërcënimin e fundit të Shtetit Islamik për Ballkanin.

Sipas Berishës, që prej kohës kur Rama ka ardhur në pushtet ka zëvendësuar zbatimin e ligjit me kërcënimin se Shqipëria mund të bëhet hapësirë e islamit radikal për shkak të numrit të lartë të besimtarëve myslimanë që ka në vend.

“A do e përdori Edi Rama kërcënimin e IS-it për pushtimin e Ballkanit si argument apo kërcënim për BE-në? Te dashur miq, Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet ka zëvendësuar zbatimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, respektimin e institucioneve të pavarura, zgjedhjet e lira, pra zbatimin e kritereve të Kopenhagenit, me kërcënimin e rrezikut islamik që mund të paraqesi Shqipëria për shkak të besimit musliman të shumicës së shqiptarëve apo rrezikut të shndërrimit të Shqipërisë në hapësirë të madhe të islamit radikal”, shkruan Berisha në profilin e tij në facebook.

Më tej ish-kryeministri shton se Rama ditën e nesërme do u dërgojë një letër kryeministrave të vendeve të BE-së me titull “ose na pranoni në BE ose na mori kalifati”.

“Sot terroristët aventurierë të ISIS deklaruan se do pushtojnë Ballkanin. Pavarësisht se pretendimi i Ramës është hedhur poshtë disa herë nga shtetarë perëndimiorë, Fuga i tij ka shpërndarë sot gjithë ditën në të gjitha mediat me porosi të Ramës kërcënimin e IS-it për pushtimin e Ballkanit dhe mësohet se nesër Rama nis një letër drejt kryeministrave të vendeve anëtare të BE me titull ‘ose na pranoni në BE ose na mori Kalifati’, përfundon komenti i Berishës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe Nishani i kërkon Kotzias shfuqizimin e Ligjit të Luftës
Osmani për iftarin e Kryeministrisë: Pordhët e Syfyrit të Shejh Ebu Gregor Edi Bin Kristaq Al Rama »
Article Logic
Execution time: 0.02379298210144
array(1) { ["section"]=> string(69) "berisha-pyet-a-do-e-perdori-rama-kercenimin-e-isis-kunder-be-se-16280" }