Berisha pyet Veliajn: Meqenëse mediat qenkan të miat, po Ajola a është e jotja zotëri?

Publikuar tek: politike, më 17:43 02-06-2015 Berisha pyet Veliajn: Meqenëse mediat qenkan të miat, po Ajola a është e jotja zotëri?

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një status ilustruar me foto ku paraqiten dokumenta për të cilat ish kryeministri thotë se i referohet mediave sociale që kanë publikuar pamjet  “e  viles luksoze dy katëshe në mermer dhe materiale të tjera të cilësisë së lartë prej 600 mijë eurosh në Mullet të Erion Veliaj”. Pas deklaratës së Veliajt i cili tha se mediat që kanë publikuar një gjë të tillë i përkasin Berishës, ky i fundit e pyet nëse "Ajola Xoxa është gruaja e tij".

"Ja vila qe fshehu Erion Veliaj! Nje pyetje "Mr Fallcit". Meqense mediat qenkan të miat, po Ajola a është e jotja zotëri??

“Të gjitha dokumentat janë firmosur nga bashkëshortja e Erion Velisë, Ajola Xoxa, me të cilën Erioni u martua duke bërë me paratë e ministrise së tij dasmën me dy raunde në Kështjellën e Gjirokastrës dhe në Pezë! Erioni, kur u pyet nga gazetari për vilen e tij në Mullet, sipas rregullit të tij genjeu dhe tha se ajo nuk ekziston dhe kur gazetari insistoi se lajmi është botuar në media zoti Rrenci iu pergjigj: Cilat media? Ato jane mediat e Saliut! Me këtë rast më duhet thjesht ta pyes "Mr Fallcin" se, mirë mediat qenkan të miat po Ajola Xoxa, që ka firmosur kontraten e vilës ne çdo faqe, a është gruaja e juaj? Kesaj i thonë ene hajn, ene mashtrues, dhe ke guxim e kërkon votën?!?”, shkruan Berisha.

Foto-galeria me dokumentet e publikuara nga ish-kryeministri Berisha

{gallery}vila{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova-banorëve: Do ju jap një CD që të ma vini nëse devijoj
Rama në Kavajë: 20 vite keni votuar Saliun, 20 vite keni marrë mbrapsht zhgënjimin »
Article Logic
Execution time: 0.0045840740203857
array(1) { ["section"]=> string(89) "berisha-pyet-veliajn-meqenese-mediat-qenkan-te-miat-po-ajola-a-eshte-e-jotja-zoteri-12515" }