Berisha: Qeveria skuqet vetëm nga krimi, jo nga turpi

Publikuar tek: politike, më 13:23 29-03-2015 Berisha: Qeveria skuqet vetëm nga krimi, jo nga turpi

Ish kryeministri Berisha ka përmendur arsyet që sipas tij, e bëjnë qeverinë të skuqet nga krimi dhe jo nga turpi. Berisha shkruan se si rregull njerëzit skuqen nga turpi dhe ai moment shërben edhe si një pikë kthese por qeveria skuqet nga krimi sepse në krye të Parlamentit është njeriu të cilin partnerët kanë kërkuar të arrestohet.

“Sepse në krye të Parlamentit u vendos njeriu, të cilin partnerët tanë i kanë kërkuar arrestimin e tij Edi Ramës, bazuar në dosjen që vet Rama u ka dorëzuar atyre, dhe sot për atë, Parlamenti i vendit është peng i dosjes së tij

Sepse kreu i Parlamentit, pasi akuzohet nga miku i tij Doshi, se ai ka porositur vrasjen e dy deputëteve mban fshehur se bashku me Ramën dhe Tahirin për 6 muaj akuzën, manipulon haptas prova e dishmitarë, akuzon opozitën dhe refuzon dorëheqjen

Sepse Rama - Meta, si në asnjë vend tjetër, për të prishur çdo provë që fakton vertetësinë e akuzave për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, hetimin ja ngarkojnë jo Prokurorisë por kryetarit të PS për Tiranën, Sajmir Shullazit

Sepse si në asnjë vend tjetër, kreu i Parlamentit, i ekzekutivit, rendit etj janë të lidhur përjetë njëri me tjetrin më lidhje krimi”, shkruan Berisha në Facebook.

Sipas Berishës, Edi Rama fshehu kërkesën për ekstradim të mikut të tij vrasës, deputetit Mark Frroku, në vendin partner, duke dëshmuar se ai është i lidhur si bloza me tymin e zi me krimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taulant Balla i kujton Bashës “vjedhjen” për Durrës-Kukës: U kthye hajduti në shtëpi
PD: Rama-Meta në mbështetje të krimit dhe korrupsionit »
Article Logic
Execution time: 0.022898197174072
array(1) { ["section"]=> string(56) "berisha-qeveria-skuqet-vetem-nga-krimi-jo-nga-turpi-7259" }