Berisha: Qeveria të japë 90 mijë euro për informatorët mbi autorin e vrasjes së turistëve

Publikuar tek: politike, më 20:39 04-07-2015 Berisha: Qeveria të japë 90 mijë euro për informatorët mbi autorin e vrasjes së turistëve Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social lidhur me vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin. Berisha e quan aktin një vrasje të pabesë e kanibaleske ndërsa i bën thirrje qeverisë të 3-fishojë shumën e parave për informatorët. Pra ish-kryeministri propozon të jepen 90 mijë euro nga 30 mijë që ka vënë në dispozicion qeveria për këdo që jep informacione mbi autorët e ngjarjes së rëndë.

“Vrasja mbremshme e dy turistëve çek është atentat i rëndë në moralin, virtutin e mikpritjes dhe kodin e saj.Ky akt është nje krim horror, një vrasje e pabesë, e njëjtë me nje akt kanibalesk. Duke shprehur ngushllimet me të sinqerta familjeve të viktimave, ju bëj thirrje qytetarëve të Prekalit dhe të të gjithe zonës të informojnë Prokurorinë për çdo të dhënë që kanë për këtë ngjarje që ka tronditur kaq thellë sot shqiptarët.

I kërkoj qeverisë të trefishojë shumën dhe të japi çdo garanci tjetër për personin apo personat që do japin informacionin e saktë për autorët e kësaj vrasje, që na bën të skuqemi sot të gjithëve, si dhe vendndodhjen e tyre! Sb”, përmbyll postimin ish kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kancelarja Merkel mesazh para vizitës: Shqipëria ka bërë përparime por ka ende shumë probleme
PD thirrje njerëzve që kanë dijeni për vrasjen e turistëve: Ndihmoni »
Article Logic
Execution time: 0.022593021392822
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-qeveria-te-jape-90-mije-euro-per-informatoret-mbi-autorin-e-vrasjes-se-turisteve-15355" }