Berisha quan Ajola Xoxën “Velica”: Kjo është një çmenduri jo fushatë, kakarisni me sondazhet e hartuara në hotel "Dajti"

Publikuar tek: politike, më 12:18 04-06-2015 Berisha quan Ajola Xoxën “Velica”: Kjo është një çmenduri jo fushatë, kakarisni me sondazhet e hartuara në hotel

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj maxhorancës gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai tha se kjo që po ndodh nuk është fushatë zgjedhore. Berisha tha se krimi ka kapur pushtetin dhe se qeveria nuk ka ndërmend të kryejë procesin e dekriminalizimit. Gjatë fjalës, ai ka përmendur bashkëshorten e kandidatit të majtë për Tiranën, Erion Veliajn, duke e quajtur ''Velica'', në referencë të mbiemrit të të shoqit.

“Atë Poll-in bëje çorbë dhe haje. Po ska Poll-e që shkruhen brenda një nate. Ke ndonjë lidhje me truallin e Edi Ramës në Surrel. Në atë çmim qëndron mandati yt i dytë (i drejtohet Ervin Bushatit). Thonë se ka një deal (marrëveshje)! Edi Rama ka deklaruar se truallin e vilës së tij e ka blerë me dy dollarë. Brenda Qafë-Priskës dhe truallit të Tiranës, truall me 2 dollarë, kund se gjen. Shko pyet kryetarin e Dajtit në ikje, sa kanë qenë tokat në Surrel. Je i implikuar, jo direkt, indirekt, atë do ta nxjerrë një hetim paralamentar.

Ka kaq kohë që në qendër të debatit është vendosur dekriminalizimi.Opozita iu largua invadimit të shoqërisë nga persona të inkriminuar, ky proces nuk ecën me gjithë angazhimin total dhe të plotë të PE-së, Ambasadës Amerikane dhe vendeve partnere. Përsëri procesi ngelet aty ku ishte.

Po pse kjo? A është e vërtetë që një grup deputetësh, prefektësh, kryetarë qarqesh, ministrash etj, mund të pengojnë vullnetin e Parlamentit për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij realiteti turpërues për imazhin e Shqipërisë. Absolutisht jo. Ata s’janë të fuqishëm të shembin murin.Në krye të kriminalizimit qëndrojnë mbajtësit e pushtetit ekzekutiv.Unë do jem shumë i hapur, nuk ka dekriminalizim, nëse merremi me gjurmët dhe jo me ujkun” , është shprehur ai.

Më tej Berisha ka vijuar, “Më i lig se ai është ai tjetri që ka ndërtuar pallatin 900 metër katrorë pa asnjë faturë. Sikur ai kishte një fletë dhe jo një pallat, në zemër të lulishtes së pallateve.Kur në Parlament ngrihet ky problem për të paraqitur vilat e Nikolin Jakës, sikur janë të Sali Berishës. Kjo është mbrojtje? Ky është argument? Kjo është mbrojtje e krimit.

Shihni ata që uleni në tavolinë, që ka mbas shpine një vilë dhe një pallat. O Zotëri, të merremi me të tjerët. Po pallati që s’ka asnjë faturë, të bashkëshortes së kryetarit tuaj? Dhe thoni po bëni shtetin. Çfarë shteti po bëni, po arrestoni të varfër e fukarenj. Pista e Gjushit shtrihet në det 200 metra. Ma jep atë dosjen (shkon te tavolina)

20 metra nga deti, pallati tjetër i Gjushit, shikoni te Shkëmbi i Kavajës 13 metra pallati tjetër. Shkoni në Qeparo dhe shikoni sarajet Rama-Kokëdhima 25 metër nga buzë uji. Shkoni te vilat e Surrelit, me vendim për prishje dhe si prej dot njeri. Është e turpshme të flitet për ligj, këtu ka mbrojtje të krimit të shëmtuar. Kur kapet deputeti juaj me bosin e drogës, 1 tonë drogë u kap në Velipojë, e di ç’bëri trafikanti, ndryshoi makinën me të bashkëshortes. Çfarë bëri Edi Rama? E la të lirë se i duhet deputeti.Si mund të bëhet dekriminalizimi kur ky zotëri na paraqitej hijerëndë me nënën e vrasësit të pesëfishtë” , tha Berisha në sallën e Kuvendit.

Berisha ka bërë thirrje që të hetohet pasuria e kryeministrit Rama.

“Njeriu që u regjistron në pallatin e karabinave, qindra të tjerë dërgon dhe në bandat e qeverisë dhe pastaj na kakarisni, poll-et e shkruara në Hotel Dajti, brenda një nate të vetme.

Papërgjegjshmëria për blerjen e votave ka arritur kulmin. Drejtori i Patentave në Fier i lëshon pa asnjë ditë shkollë vetëm për vota, si punonjësve u jepet lista sa do sillni, po kërkohen edhe kartat e identitetit. Kjo është një çmenduri, nuk është fushatë zgjedhore. Krimi është në një sulm të përgjithshëm.

Natyrisht një grup njerëzish po pasurohen. Pasurohet ky miku bashkë me Edi Ramën, ku sekretari I Përgjithshëm I MAS firmosi për të dhënë tenderin, pse është miku i Edi Ramës dhe ka urdhër nga Edi Rama. Po s’hahen këto: 500 e ca milionë lekë të reja!Në 3.5 miliardë lekë më pak se në 2013. Mirë vazhdoni dëgjoni Gjergjin ju. 7.5 miliardë lekë nën planin. Keni mbush doganat me trafikantë. Zhuka është shefi i drogës në Kakavijë për Edi Ramën. Pse u zgjodh ky? Dhe vëllai i tij është drejtori i OSHEE për Kamzën, për vëllain nuk kam se çfarë them. Ju bëj thirrje, pasuritë e para të hetohen të kryeministrit shqiptar.”

Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kandidatit Erion Veliaj , madje bashkëshorten e tij Ajola Xoxën e ka quajtur edhe “Velicë”

”Jeni dëshmitarë se me çfarë gjuhe ordinere iu përgjigj për  firmën e Velicës, zonjës së Velisë, kjo është popullore, sipas disa krahinave. Ka fol ky zotëria për vilën e tij. Jo mo nuk flet se nuk e lë vila e Surrelit të flasë. Nuk kam asgjë se ka vilë. Se na tha që i bëra me ''Kurban''-in, tani kam marrë një kredi 80 mijë, ai nuk flet fare. Duhet të merresh me projektet dhe jo me shfajësimin e Olsit për dronin, se duket sikur erdhi për dronin. Duhet të merremi me projekte më serioze, jo të lobojmë për Olsin. Projekti më i rëndësishëm është hekurudha Tiranë-Prishtinë”, tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari i Metës dënon kërcënimin e gazetares Koromani: Media mos gjunjëzohet para terrorizmit
Rama-Berishës:Uroj që 21 qershori t’ju sjellë në vete. Berisha: Rama erdhi si UFO »
Article Logic
Execution time: 0.023694038391113
array(1) { ["section"]=> string(120) "berisha-quan-ajola-xoxen-velica-kjo-eshte-nje-cmenduri-jo-fushate-kakarisni-me-sondazhet-e-hartuara-ne-hotel-dajti-12669" }