Berisha: Rahja e egër nga Rama, për pak sa nuk i kushtoi syrin Sajmirit

Publikuar tek: politike, më 19:55 11-08-2015 Berisha: Rahja e egër nga Rama, për pak sa nuk i kushtoi syrin Sajmirit

Ish-kryeministri Berisha, në një reagim tjetër në faqen e tij në facebook, akuzon mediat për heshtjen, sipas tij të lajmit për rrahjen e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri nga kryeministri Edi Rama.

Në një kohë kur shqiptarët po presin sqarimet nga Edi Rama për syrin e nxirë të Sajmir Shullazit, për shkakun, rrethanat e rrahjes së egër nga Rama, që për pak sa nuk i kushtoi syrin Sajmirit, ai dhe sugari i tij për mediat nuk kanë përgënjeshtruar lajmin dhe nuk kanë folur asnjë fjalë. Madje për këtë çeshtje delikate ka heshtur dhe vet Gysi, qe di gjithçka rreth zhdëpjes së ministrit por që në vend të sqarimit publik për grushtat në kryeministri, i ndërsen, nga jahti ku po pushon me Ramën, Dabullet e "Hakmarrjes" kundër tij dhe nuk e lë të kaloj pushimet siç duan edhe sponsorët e tij ministror”, shkruan Berisha.

Berisha hedh akuza të forta edhe për mediat, që sipas tij heshtin pasi janë urdhëruar të ndërpresin lajmet dhe komentet për këtë fakt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Pallatet mbi 6 kate do t’i firmosë personalisht Rama
Basha: S’kanë avulluar paratë në Tatime dhe Dogana, janë në kontot bankare. Rama është dorë »
Article Logic
Execution time: 0.015045166015625
array(1) { ["section"]=> string(75) "berisha-rahja-e-eger-nga-rama-per-pak-sa-nuk-i-kushtoi-syrin-sajmirit-18204" }