Berisha: Rama burgos 1007 qytetarë në ditë

Publikuar tek: politike, më 14:34 25-01-2015 Berisha: Rama burgos 1007 qytetarë në ditë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se qeveria e kryeministrit Rama ka arrestuar 38.700 qytetarë në një vit.

“Për shqiptarët dhe vendet partnerë dy janë arritjet më famëzeza të regjimit të Edvin Kristaq Ramës dhe neo-bllokmenëve të tij në 17 muaj qeverisje:  burgosja sipas instinktit shtazor të etërve të tyre, të 38.700 qytetarëve në një vit dhe rreth 1007 në ditë si në asnjë vend tjetër në botë duke ja kaluar edhe Sirisë, Irakut, Afganistanit!!”, shkruan Berisha në profilin e tij në ‘’Facebook”.

Sipas Berishës, shqiptarët nuk meritojnë një qeverisje të tillë, e cila e ka kthyer vendin në një epiqendër të përpunimit të kokainës. “Shndërrimi i Shqipërisë nga bandat e Partisë në Kolumbi të Europës, epiqendër e përpunimit dhe trafikimit të kokainës. Sot kokaina që vërshon drejt Shqipërisë nuk matet më me kilogramë por vetëm me kuintal dhe tonelata. Me këto akte neo-bllokmenët po ndëshkojnë çdo fëmije, të ri, të re, burrë, grua dhe vendin në tërësi. Ne nuk meritojmë kurrë një qeveri si kjo!!!”, përfundon Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe: Shtëpinë me Gjethe se përdori vetëm diktatura, edhe Berisha e Gazidede
Shkreli: Basha po shkatërron trashëgiminë e qytetit. Bashkia: Je dallëndyshe e korrupsionit »
Article Logic
Execution time: 0.015395879745483
array(1) { ["section"]=> string(46) "berisha-rama-burgos-1007-qytetare-ne-dite-1439" }