Berisha: Rama dha dënim politik për Xhelal Mziun

Publikuar tek: politike, më 17:23 11-04-2015 Berisha: Rama dha dënim politik për Xhelal Mziun

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës për të dënuar me 2 vite burg, kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu. Berisha e ka konsideruar këtë vendim si dënim politik të dhënë nga kryeministri Edi Rama për kundërshtarin e tij politik.

Sipas Berishës, ekziston një urrejtje e pakontrolluar e kryeministrit ndaj Xhelal Mziut, pasi ky i fundit sipas deputetit demokrat është shembull i kryebashkiakëve në vend. Berisha shprehet se me vendimin e dhënë nga Gjykata, Rama shpreson se do të fitojë në zgjedhjet lokale Bashkinë e Kamzës, por sipas ish-kryeministrit qytetarët e kësaj bashkie do ta dënojnë me votë mazhorancën.

Postimi i Berishës në facebook:

Dje Edi Rama arriti ti japë dënimin politik me dy vjet burg kundërshtarit të tij politik!

Të dashur miq, me urrejtjen e tij të pakontrolluar patologjike, hakmarrjen primitive, Edi Rama ja doli të dënojë me burgim, për një çështje pa asnjë bazë ligjore por me themel kryekëput politike, kundërshtarin e tij Xhelal Mziun. Rama, me fiksimet e një të sëmuri psiqik urrente për vdekje Xhelal Mziun, për fajin e vetëm të tij se ai si kryetar bashkie, Kamzën, nga një zonë kaotike rurale, e urbanizoi dhe e shndërroi në qytetin e 6-të më të madh të vendit.

Rama urren per vdekje Mziun sepse ai ndertoi, rindërtoi, asfaltoi bulevarde, rruge, rrugica, kanalizime, ujesjelles, rrjet elektrik ne këtë qytet, tre herë më shumë se sa vet Rama ne tre mandate në kryeqytetin e vendit. Mjafton të rikujtoj ketu gjendjen e paimagjinueshme te arsimit ne Bashkinë e Kamzës, ne të cilën mesimi zhvillohej me tre turne, me ore mesimi 25 - 30 minuta. Gjate dy mandateve ne Kamze te Xhelal Mziut, u ndërtuan 13 shkolla të reja dhe profesionale, tre herë me shume se ne qytetin e Tiranes gjate tre mandateve te Rames, i cili bllokoi e nuk perdori kredine e Bankes se Keshillit te Europes me garanci te qeverise, prej 21 milione euro, per ndertim te shkollave por iu jepte oborret e shkollave per pallate Fidelve te tij.

Edvin Kristaq Rama urren në çdo qelizë të qënies së tij Xhelal Mziu, sepse në një kohë kur Rama rriste taksat për bizneset dhe vendosi 20% si gjobë për ndërtimet, Xhelal Mziu shndërroi Kamzën në një nga bashkitë me terheqese per investime te huaja, gje qe beri që një seri ndermarrjesh me mijera e mijera vende pune te ikin nga Tirana për në Kamez ku gjenin kushte te favorshme biznesi. Ne nje proçes pa asnjë provë apo shkelje te ligjit, me dy akuza pa asnjë bazë dhe tërësisht te stisura, njera për nje tender qe deshtoi sepse kompania fituese refuzonte te paraqitej me dokumenta dhe kontrate për tenderin që fitoi dhe tjetra për taksa te vendosura po kësaj kompanie në përputhje të plotë me ligjin, pra me themel çeshtje kryekëput politike.

Edi Rama pasi e arrestoi me prokuror dhe gjykatës ala Troc, ia doli të dënojë me dy vjet burg kundështarin e tij politik me shpresën e verbër se do mund të fitojë kështu Bashkinë e Kamzës. Xhelal Mziu bëhët kështu i dënuari politik i shtetit policor të rrezikshem të neo-bllokmenve. Unë kam bindjen më teë thellë se me verdiktin e tyre banorët e Kamzës do t'i japin mësimin e merituar Edi Ramës dhe aktit të tij hakmarrës primitiv!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleanca Kuq e Zi : Rama nuk qeveris dot Shqipërinë e Vogël, jo më të Madhen
PD zyrtarizon kandidaturat për Bashkitë Delvinë dhe Roskovec »
Article Logic
Execution time: 0.022033929824829
array(1) { ["section"]=> string(52) "berisha-rama-dha-denim-politik-per-xhelal-mziun-8456" }