Berisha: Rama kryen sulm kibernetik ndaj 15 portaleve shqiptare

Publikuar tek: politike, më 20:54 20-04-2016 Berisha: Rama kryen sulm kibernetik ndaj 15 portaleve shqiptare

Ish-kryeministir Sali Berisha beson se problemet e shfaqura nga disa portale shqiptare, faqet e të cilave nuk ishin të aksesueshme përgjatë ditës së djeshme, janë sulmuar nga zyrat e mbrojtjes kibernetike të qeverisë.

Kjo, sipas Berishës, ka ardhur si pasojë e vërshimit të një sërë “lajmeve dhe dokumentave që faktojnë lidhjet direkte të Edvin Shullazit, Saje qorrit, ministrave të tjerë me Milin e Partisë”.

“Edi Rama me kushurirën Koleka sulmojnë dhe bllokojnë një seri portalesh të njohura për transparencën që bëjnë!

Të dashur miq, pas vërshimit të lajmeve dhe dokumentave që faktojnë lidhjet direkte të Edvin Shullazit, Saje qorrit, ministrave të tjerë me Milin e Partisë, janë ndërmarrë sulme nga zyrat e mbrojtjes kibernetike të qeverisë ndaj serverave të një seri portalesh që Rama i ka me rreth të kuq. Ky sulm është një akt i shëmtuar që të rikujton sulme të rregjimeve totalitare të Koresë se Veriut dhe diktaturave të tjera ndaj internetit dhe rrjeteve sociale”, shkruan Berisha duke e mbyllur mesazhin me një thirrje drejtuar portaleve të prekura që të bojkotojnë aktivitetet qeveritare për 10 ditë rresht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I ofroi karrigen e ministrit, Braçe i përgjigjet Panaritit: Unë dhe ju jemi shumë të ndryshëm
Mimoza Hafizi: E gatshme të angazhohem në një parti të re »
Article Logic
Execution time: 0.017884016036987
array(1) { ["section"]=> string(68) "berisha-rama-kryen-sulm-kibernetik-ndaj-15-portaleve-shqiptare-38201" }