Berisha: Rama nuk është duar jashtë në videon e Sokol Ballës

Publikuar tek: politike, më 11:48 24-04-2015 Berisha: Rama nuk është duar jashtë në videon e Sokol Ballës Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha pasi është solidarizuar me gazetarin Balla duke i dhënë të drejtë në privatësinë e tij, ka kaluar te kryeministri Rama duke i siguruar ndjekësit e tij se “në këtë akt të shëmtuar Edi Rama nuk është duar jashtë”.

“Të dashur miq, gazetari Sokol Balla ishte këto ditë viktimë e nje sulmi hakmarrës e primitiv ndaj privatësisë së tij. Pavaresisht nga mendimet e mia për Ballën dhe "Top Story", konsideroj vjedhjen dhe publikimin e videove të tij private një krim të denueshem dhe uroj që organet e zbatimit të ligjit t’i japin përgjigjen e merituar ligjore autoreve të tij. Por dua t'ju siguroj se në këtë akt të shemtuar, Edi Rama nuk është duar jashtë. Nuk kam të dhena që ai të jete prapa videos, regjistrimit apo shpërndarjes, ndonëse duke ditur disa gjera të tjera dhe zhvillime recente midis tyre as nuk e perjashtoj dhe dorën në zjarr nuk e ve, por në këtë status deshta të ndalem mbi dy standarte diametralisht të kundërta njerëzore të Ballës dhe Ramës në qendrimet e tyre ndaj njëri- tjetrit.

Kështu, kur këshilltari aktual më i ngushtë i Ramës botoi fotot cullak të Ramës në një plazh publik, madje dopio cullak, si dhe foton erotike të  tij në shtrat, gjithashtu cullak, njeriu që i qëndroi më pranë e që e ftoi menjëherë në "Top Story" dhe që dënoi me ashpërsinë më të madhe aktin e Mjeros, ishte Sokol Balla. Dhe mund te themi se Balla adaptoi një standart njerëzor ndaj Ramës dhe dhunimit të privatësisë së tij”, shkruan Berisha duke nënkuptuar personin i cili ka publikuar fotot e që sipas tij është këshilltari aktual i Ramës.

- Rama, si kontrollor absolut i bordit të Top Channel qëndron prapa dy vendimeve talebaniste të këtij bordi për Ballën.
- Në fillim Rama, rrufeshëm urdhëroi bordin t’i jepte duart e të largonte Ballën nga "Top Story" dhe bordi, si në Shqipërinë e viteve 70 -të, mori menjëherë vendimin për largimin e tij nga puna pavarësisht nga kontributet e tij në këtë media e madje filluan të përmendin pasaardhësin e armikut Balla.
- Dje, po me urdhër të Ramës, ky vendim u tërhoq por vetëm pjesërisht, dhe kjo pas reagimit të fuqishëm të perfaqesuesve te spikatur te mediave. Por perseri Rama i lig ne shpirt, urdheroi terheqjen jo te plote te vendimit por te pjesesshme.

Rama në vend që të paraqitej mbremë në emisionin "Top Story", siç ishte njoftuar, qoftë dhe për solidaritet ndaj mikut të tij në ditë të veshtire, goditi rënde emisionin "Top Story".
Ai, për të shmangur daljen e programuar të mbrëmshme në "Top Story" me Ballën urdhëroi, plotësisht i diskretituar me qëndrimin e tij, bordin që të pezullojë dje tashmë jo Ballën por "Top Story" duke dëshmuar se ai është drejtori dhe pronari i vërtetë i TCH. Për më tepër, në nje akt për të larë duart si pilati, Rama doli jo aty ku e priste publiku por në livadhin e kryeministrisë dhe dha një intervistë, me jeshile se vet bari i livadhit, për televizionin Klan.

Ky ishte standarti çnjerëzor e cinik i Ramës ndaj Ballës, i cili dëshmon se edhe ne qoftë se Rama nuk ka gisht në regjistrimin dhe botimin e videos, ndonëse ka prova te pakundërshtueshme se Rama ka survejuar për kohë të gjatë muajt e fundit Ballën (dhe këtë Balla e di më mirë se unë), përsëri Rama është autori i sigurte i aktit të tretë të skenarit që vet Balla e cilësoi akt terrorist kibernetik ndaj tij.

Përpjekjet e sugarit Fuga për të justifikuar xhestin çnjerëzor të Ramës, refuzimin e tij për të qenë në Top Story gjasmë jo për shkak të Balles por për shkak të fotove të tij cullak e dopio cullak në plazhin publik ndërkohe që ai po darkonte mbremë me Mjeron, gajasen të gjithe gazetaret madje edhe vet papagajt e Ramës”, shkruan Berisha  nga rrjeti social.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha dhe Kosova mbledhin koordinatorët për fushatën në Tiranë
Tahiri shkon të hënën në Gjermani: Do përshpejtojmë procedurat për kthimin e shqiptarëve »
Article Logic
Execution time: 0.019974946975708
array(1) { ["section"]=> string(64) "berisha-rama-nuk-eshte-duar-jashte-ne-videon-e-sokol-balles-9600" }