Berisha: Rama paraqet investimet tona si të vetat

Publikuar tek: politike, më 21:11 22-01-2015 Berisha: Rama paraqet investimet tona si të vetat

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në facebook për investimet e qeverisë Rama në shëndetësi, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama paraqet si investime te tij ato të kryera nga PD

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në facebook për investimet e qeverisë Rama në shëndetësi, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama paraqet si investime te tij ato të kryera nga PD. Sipas Berishës, Rama u thotë qytetarëve “mos u ngutni, prisni sa të mbije bar”.

Deklarata e Berishës:

Te dashur miq, dje Rama iu paraqiti si investim te vetin ne nje video te postuar ne FB e tij, spitalin e urgjences, te ndertuar dhe pajisur me 24 milion euro nga qeveria e PD dhe te inauguruar ne vitin 2011. Me kete fiasko, Rama zgjoi nje rrebesh talljesh dhe kritikash anekend vendit ndaj dhe sot shkoi per vizite ne spitalin "Nene Tereza". Aty falenderoi, pas nekrofilise, skandalit te shekullit, Beqen dhe Manastirliun per kontributin sipas tij te jashtezakonshem ne menaxhimin e shendetesise.

I tronditur nga akuzat se ne 18 muaj nuk ka ndertuar apo rindertuar asnje spital, qender shendetesore, poliklinike, nuk ka sjelle nje aparature te vetme, vrapoi te paraqesi "investimet e medha", tashme te tij, pra prej verteti, te 18 muajve te qeverise Rama -Meta. Ato ishin 6 autombulanca te sjella per demostrim nga mbare Tirana dhe nje dhome 3 me 4 metra, "bunkeri" per materialet e ciklotronit, aparat ky i blere 3 - 4 vjet me pare.

Kur disa qytetare te pranishem aty i rikujtuan premtimin e tij per shendetesine falas Rama u pergjigj prisni deri ne vitin e fundit te mandatit te mashtrimit dhe ai premtim do behet realitet, me fjale te tjera prisni sa te mbije bar, ja ktheu aty per aty njeri nga qytetaret!!


Ndërsa kryeministri Edi Rama ka inaguruar sot 20 autoambulancave të reja për “Qendrën Spitalore Universitare”, duke u shprehur se vazhdon puna për rilindjen e shëndetësisë.

Deklarata e Ramës:

Sot në Qendren Spitalore Universitare për futjen në punë të 20 autoambulancave të reja me standarde europiane, ndërtimin e qendrës së re të konsultave dhe ndjekjen e punimeve për ndërtimin e "bunkerit" të rrezatimeve kundër kancerit pranë Spitalit Onkologjik. Vazhdon parreshtur puna për rilindjen e shëndetësisë mbi gërmadhat e rrënimit të së shkuarës. Në vetëm 16 muaj nuk mund të ndërtohet çka është shkatërruar me vite të tëra, por 16 muaj kanë mjaftuar për të filluar ndryshimin real. Në ditët në vijim do të hyjë në funksionim edhe platforma e madhe kombëtare online e betejës së përbashkët, e qeverisë dhe e qytetarëve, kundër korrupsionit ku një pjesë të rëndësishme do ta zërë dhe çrrënjosja e korrupsionit në shëndetësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i PBDNJ mbështet minoritetet, edhe për vllehët suport maksimal
Rama takohet me ambasadorin Lu, diskutime për ISIS dhe harmoninë fetare »
Article Logic
Execution time: 0.022998094558716
array(1) { ["section"]=> string(53) "berisha-rama-paraqet-investimet-tona-si-te-vetat-1241" }