Berisha: Rama përjashton nga samiti i Vjenës hekurudhën Tiranë – Prishtinë. S’digjet për një plesht jorgani

Publikuar tek: politike, më 16:12 24-08-2015 Berisha: Rama përjashton nga samiti i Vjenës hekurudhën Tiranë – Prishtinë. S’digjet për një plesht jorgani Ish-kryeministri Sali Berisha me gazetaret

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar para gazetarëve, sipas tij,  shmangien nga samiti i Vjenës, nga Edi Rama të projektit të hekurudhës Tiranë – Prishtinë, që është dhe projekti më i rëndësishëm rajonal.

“Qeveria shqiptare dërgon ne Vjene projekte që nuk kanë fizibilitetin, janë të ndikuara nga elektoralizma dhe shmang projektet më kryesore. Une them se projekti i projekteve është hekurudha Tiranë-Prishtinë, apo më thjesht Milot-Prizren. Është kjo hekurudhë që bën që Shqipëria të përfitojë në shkallë maksimale nga pozicioni i saj strategjik. Shqipëria ka një pozicion gjeostrategjik që i ka kushtuar mbi 40 e ca pushtime. Koha është që ky pozicion të funksionojë për shqiptarët. Rruga e Kombit bëri që çdo vit jashtë parashikimeve, jashtë studimit të fizibilitetit, qytetarët shqiptarë të përfitojnë 250 deri në 300 milionë euro nga flukset e mëdha të tregut dhe njerëzore që ajo krijoi”, shprehet ish-kryeministri.

“Por rruga e Kombit është vetëm gjysma e potencialit të jashtëzakonshëm. Hekurudha është përgjigjja përfundimtare. Hekurudha bën portet tona më të afërta për Kosovën, për Maqedoninë, për Bullgarinë,Hungarine Rumaninë. Hekurudha është linja e fushës drejt Europës Qendrore. Në samit shkohet me projekte rajonale. Nuk mund të shkojë qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës me projekt tjetër më të rëndësishëm se hekurudha dhe duhet të kërkojnë mbështetje. Qeveria nuk mundet t'u kthejë shpinën projekteve kaq të mëdha për inate personale. "Nuk digjet për një plesht jorgani”, përmbyll Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon Svensson, lajmëron vizitën në Suedi
Basha i kërkon llogari Ramës për mungesën e 160 milionë dollarëve »
Article Logic
Execution time: 0.11907291412354
array(1) { ["section"]=> string(109) "berisha-rama-perjashton-nga-samiti-i-vjenes-hekurudhen-tirane-prishtine-s-digjet-per-nje-plesht-jorgani-19057" }