Berisha: Sulmi ndaj Ramës krim pasioni. Balla: Mos qesh me kunatin e vdekur

Publikuar tek: politike, më 12:30 19-02-2015 Berisha: Sulmi ndaj Ramës krim pasioni. Balla: Mos qesh me kunatin e vdekur

“Shpifjet e Ramës në televizionin Italian ishin nga më të ulëtat”, tha ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit për intervistën e mbrëmshme  të kreut të qeverisë dhënë për televizionin Italian “LA7”.

“Ajo që ndodhi në vitin 1997 u pranua si krim pasioni dhe jo si krim politik. Rama u godit për motive pasioni dhe  për rrahjen nuk bëri as denoncimin më të vogël në prokurori por të gjithë e dinë se çfarë e pengoi Ramën të bënte denoncimin”, tha Berisha pa bërë me dije arsyen që sipas tij e dinin të gjithë .

Berisha e cilësoi si të turpshëm qëndrimin e Ramës, i cili sipas tij po bën viktimën.

“ Turp që mashtron e bën viktimën edhe tani që je në krye të shtetit”-tha Berisha nga foltorja e Kuvendit për Ramën.

Berisha shtoi  gjithashtu se ndiheshe i lënduar nga deklarata e Ramës në televizionin italian.

I ftuar në emisionin “Le Invasioni” të kanalit italian La7, Rama është pyetur në lidhje me sulmin që është bërë ndaj tij, i cili sipas prezantueses mund t’i kushtonte edhe jetën.  Rama u përgjigj se sulmi në vitin 1996 erdhi si pasojë aktivitetit të tij dhe disa intelektualëve të tjerë për gjendjen në të cilën ndodhej Shqipëria në atë kohë. Kryeministri tha se nuk janë zbuluar autorët e atij sulmi, por beson se kanë qenë Shërbimet Sekrete të asaj periudhe që fshiheshin pas tij.

Deputeti i PS Taulant Balla, ka replikuar në Parlament me ish kryeministrin Berisha, duk ei kërkuar atij të përgjigjet për akuzat që Izet Haxhia i ka bërë, në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe për dhunimin e intelektualëve të asaj kohe.

Balla tha se Bërishës nuk i takon të flaës për Forcat e Armatosura dhe ministren Kodheli, pasi ishte ai që shkaktoi “97-ën” dhe biznesi i tij familiar i cili shkaktoi shpërthimin në Gërdec ku ishte i përfshite edhe kunati i Berishës. Balla tha se Berisha ka udhëtuar më 24 Mars 2012 nga Tirana në Girokastër me Majorin Feka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri në ShBA, takim me John Kerryn: Varfëria dhe injoranca po nxisin terrorizmin
Zyrtarizimi i Kandidaturave në PD, në Lushnje do kandidojë Darien Xhindole »
Article Logic
Execution time: 0.018020153045654
array(1) { ["section"]=> string(48) "berisha-rama-shpifi-ne-televizionin-italian-3819" }