Berisha: Rama terror mbi Gjykatën, shpëtoi Konstandinin

Publikuar tek: politike, më 20:19 29-01-2015 Berisha: Rama terror mbi Gjykatën, shpëtoi Konstandinin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ushtruar terror mbi Gjykatën për të pranuar gjykim të shkurtuar për Konstandin Xhuvanin, i cili akuzohet për vrasjen e katër personave më 4 nëntor të 2014.

Berisha shprehet se nën presionin e egër, Gjykata vendosi të mbrojë nga dënimi përjetë Konstandinin edhe ai ishte vrasës recidivist.

 

Deklarata e plotë e Berishës në Facebook:

 

Rama terror mbi Gjykaten. Kostandinit te Partise i miratohet gjykimi i shkurtuar, pra i shpeton denimit perjete!

Te dashur miq, ne nje akt unik ne historine e denimeve penale, Kostandini i Partise, xhelati i vrasjes se 4-fishte, nuk do denohet perjete. Gjykata ne presionin direkt te eger te Edi Rames ka vendosur sot te pranoje kerkesen per gjykim te shkurtuar te Kostandin Xhuvanit qe ekzekutoi 4 qytetare ne fillim te nentorit te vitit 2014 dhe te perjashtoj keshtu denimin me perjete.

Gjykata vendosi qe ta mbroje nga denimi perjete Kostandinin e Partise edhe pse ai ekzekutoi me gjakftohtesi 4 viktimat e tij ja mbathi dhe Policia beri çdo gje qe ai te ikte. Gjykata ne presion te eger vendosi te mbroje nga denimi perjete Kostandinin e Partise edhe pse ai ishte vrases recidivist, kishte ekzekutuar 4 vjet me pare bashkemoshatarin e tij!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani kundër Berishës e Malltezit për Bashën. Prapaskenat e “lojës” që po luhet në PD
Rama: Bashkimi Europian do na ndihmojë të kapërcejmë përmbytjet »
Article Logic
Execution time: 0.023920059204102
array(1) { ["section"]=> string(58) "berisha-rama-terror-mbi-gjykaten-shpetoi-konstandinin-1862" }