Berisha: Rama-Veliaj presion ministrisë të falsifikojë dokumentat për projektin te Parku i Liqenit

Publikuar tek: politike, më 16:39 29-02-2016 Berisha: Rama-Veliaj presion ministrisë të falsifikojë dokumentat për projektin te Parku i Liqenit

Akuza të rënda vijnë nga ish kryeministri Sali Berisha në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Berisha thotë se ata janë duke ushtruar presion mbi ministrinë e Mjedisit “për të falsifikuar dokumenta dhe datën e lëshimit të tyre” lidhur me projektin te Parku i Liqenit.

“Të dashur miq, të kapur me presh në dore në dhunimin e pesë ligjeve me projektin e betonizimit të parkut të liqenit, Edi Rama dhe Pedofili i tij politik po bënë prej disa ditësh presion të egër ndaj Ministrisë së Mjedisit, të cilës jo vetëm i kërkohet që në kundërshtim me ligjin të leshojë post factum vlerësimin e ndikimit në mjedis të betonizimit të 4000 metrave katror në Parkun e Liqenit por dhe që të fallsifikojë në protokoll edhe datën e lëshimit të dokumentit sikur ky vlerësim është bërë para filimit të punimeve të betonizimit e parkut”, shkruan Berisha.

“Me këtë rast ju bëjmë me dije se, sipas ligjit, pa dokumentin e vlerësimit të ndikimit në mjedis nuk mund të leshohet leja e fillimit të punimeve nga KKT siç ka ndodhur në rastin konkret. Duket se sipas njerzve të afërt me Veliajn, këtë kërkesë jua kanë sugjeruar prokuroë mercenarë bashkautorë në krim, që për turpin e tyre duan me çdo kusht të mbyllin dosjen e krimit të shëmtuar mjedisor”, përmbyll Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agjencia britanike zgjidhet për të akredituar 35 universitete shqiptare
Gjykata pezullon gjobën e Bashkisë Tiranë ndaj Partisë Demokratike »
Article Logic
Execution time: 0.026913166046143
array(1) { ["section"]=> string(103) "berisha-rama-veliaj-presion-ministrise-te-falsifikoje-dokumentat-per-projektin-te-parku-i-liqenit-33838" }