Berisha: Rama vendosi t’i blejë Dixhitalbit 2 milionë euro dekodera stoqe të pashitura

Publikuar tek: politike, më 10:52 28-10-2015 Berisha: Rama vendosi t’i blejë Dixhitalbit 2 milionë euro dekodera stoqe të pashitura

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, se ka nënshkruar zyrtarisht një tjetër aferë korruptive për vjedhen e 2 milionë euro nga buxheti i shtetit me anë të VKM-së për të blerë dhe pajisur me dekodera familjet e varfra.

“Rama, me VKM miraton fondin për të blerë dekoderët dhe bërë një dhuratë vetes dhe Dixhitalbit!

Të dashur miq, në një vendim korruptiv qeverie, Edi Rama vendosi dje t'u vjedhi zyrtarisht qytetarëve shqiptarë edhe 2 milionë euro të tjera nga taksat e tyre për të shpërblyer veten dhe Dixhitalbin. Kështu dje, Edi Rama vendosi ti blejë Dixhitalbit nga stoqet e pashitura, 2 milionë euro dekoderë për tua dhënë si sadaka, atyre që marrin bukën më listë. Kësaj i thonë mëshirë, po jua vjedhim qytetarëve paratë për vete dhe Dixhitalbin, dhe po bëjmë edhe sevape me fukaranë”, shkruan Berisha në FB.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati / Erion Braçe sherr me Shkëlqim Canin pse nuk heton Ridvan Boden
Kryeministri Rama çel ekspozitën me punimet e tij edhe në Hong-Kong (Fotot) »
Article Logic
Execution time: 0.024764060974121
array(1) { ["section"]=> string(91) "berisha-rama-vendosi-t-i-bleje-dixhitalbit-2-milione-euro-dekodera-stoqe-te-pashitura-24141" }