Berisha-Ramës: Mos i zemëro demokratët, ta kanë treguar njëherë vrimën e miut, gati ta bëjnë përsëri

Publikuar tek: politike, më 09:18 22-09-2015 Berisha-Ramës: Mos i zemëro demokratët, ta kanë treguar njëherë vrimën e miut, gati ta bëjnë përsëri

Ish-kryeministri Berisha akuzon  kryeministrinRrama për një akt që ai e quan “provokativ e të ulët”. Sipas Berishë, Rama ka përdorur forcë ndaj opozitës dhe Partisë Demokratike ndërsa e paralajmëron mos t’i zemërojë demokratët se “Siç ta kanë treguar njëherë vrimën e miut, ata janë gati të ta tregojnë përsëri”, thotë Berisha.

“Është ky rasti t’i themi sot kryemafiozit Rama se demokratët, as ti as eterit e tu biologjik e politik dhe as vrasësit e tu me dhe pa uniforme nuk mundet kurre t’i trembin, t’i themi se mos i provoko dhe zemëro demokratet se siç të kanë treguar njëherë vrimën e miut ata janë gati të ta tregojnë përsëri, sa herë që ti të mendosh se mund t’i kërcënosh.

Ju bëj thirrje qytetarëve tëngrihemi sa më parë në një revolucion demokratik për të shporrur pushtetin e bandave dhe të krimit që po shkatërron vendin”, përmbyll postimin e tij ish kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhëndrri i Berishës në krah të protestuesve: Policia mbron bunkerin e të çmendurit
Rama:Drejtësia jo mall që shitet e blihet.Tregon edhe bisedën konfidenciale me industrialistin italian, ja çfarë i kërkoi »
Article Logic
Execution time: 0.021674156188965
array(1) { ["section"]=> string(103) "berisha-rames-mos-i-zemero-demokratet-ta-kane-treguar-njehere-vrimen-e-miut-gati-ta-bejne-perseri-21379" }