Berisha-Ramës për Nexhmije Hoxhën: Jua nxore shqiptarëve për t'i trembur, ke bërë gafë! I kujton momentet me ‘’Karafilin në dorë te Muzeu’’

Publikuar tek: politike, më 12:43 11-02-2016 Berisha-Ramës për Nexhmije Hoxhën: Jua nxore shqiptarëve për t'i trembur, ke bërë gafë! I kujton momentet me ‘’Karafilin në dorë te Muzeu’’

Sali Berisha ka shpërthyer sot në Kuvend, duke dënuar me gjuhën më të ashpër intervistën e Nexhmije Hoxhës, marrë nga Rudina Xhunga. ‘’Unë duhet të dënoj me ashpërsinë më të madhe , unë dua të dënoj aktin tuaj të papërgjegjshëm që orientuat antenat tuaja në media, për të nxjerrë në në nëj emision televizi prej 3 orësh. Ky është një akt i papërgjegjshëm para ardhjes së Kerryt’’, tha Berisha.

Deputetët socialistë e kanë ngacmuar Berishën, duke i kujtuar të kaluarën, kur dilte edhe në foto me familjen e ish-diktatorit, por Berisha u ka thënë: ‘’Mos më çoni mua në ato ujra se ska vlerë”.

Berisha ka sulmuar Ramën, duke i kujtuar momentet me karafila në dorë te muret e muzeut.

 “Ky këtu pas meje, ka patur vite të tëra që donte të bënte, mos më çoni mua në ato ujra se s’ka vlerë. Vlerë ka kjo, ishte një akt i papërgjegjshëm, i turpshëm nxjerrja e zonjës së zezë. Këtu Nexhmije Hoxha është dora e zezë, është një kriminele. Pothuajse e të njëtit kalibër me të shoqin.

Pasi u debilos, nga sëmundja, lexoni memorjet e sekretarit të Enver Hoxhës, çfarë thotë, çdo gjë që thoshte ky i debilosuri, e redaktonte Nexhmija si deshte. Nga ‘76 sa vdiq. Zotëria e nxjerr nga sënduku për të trembur shqiptarët, për t’u tregu shqiptarëve se ja ku jemi ne.

Pasi i përdhosi varrezat me fotografitë e Enverit, nxjerr Nexhmijen për të mbrojtur krimet makabre, kjo kurrë nuk mund të ndodhte. Ke bërë një gafë shumë të rëndë! Që ti shpirtërisht je i lidhur me atë familje, ke orë të tëra me karafil në dorë te muret e Muzeut. Shkoni pak, shko pyet aty. Po të nxjerrësh në TV këtë kriminele për të mbrojtur diktaturën, vetëm ti e bën dhe ke bërë një akt të papërgjegjshëm!”, sulmoi Berisha-Ramën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta siguron: Reforma në drejtësi mbyllet në pranverë, s’besonit te dekriminalizimi por ndodhi. I kërkon falje homolgut slloven dhe vendos t’i japë fund spekulimeve
Berisha i përgjigjet Peleshit: More ushtrinë e Papulëve dhe Carapulëve, s’ke bërë asgjë për Korçën »
Article Logic
Execution time: 0.032051086425781
array(1) { ["section"]=> string(138) "berisha-rames-per-nexhmije-hoxhen-jua-nxore-shqiptareve-per-t-i-trembur-ke-bere-gafe-i-kujton-momentet-me-karafilin-ne-dore-te-muzeu-32301" }