Berisha replikon ashpër me Nikollën: S'ke turp, mbaje gojën. Unë s’jam Edi Rama, ato shko thuaja atij

Publikuar tek: politike, më 16:27 28-05-2015 Berisha replikon ashpër me Nikollën: S'ke turp, mbaje gojën. Unë s’jam Edi Rama, ato shko thuaja atij

Me tone të ashpra është duke u zhvilluar debati në Kuvend për sistemin Arsmior Parauniversitar, ku menjëherë pas fjalës së mbajtur nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolli, fjalën për replikë e mori ish kryeministri Berisha i cili i kërkoi ministres të “matej mirë e të mbullte gojën”, në një moment kur ministrja foli nga vendi me mikrofonin fikur. Berisha tha se të gjitha lekët e fondeve janë shpenzuar dhe nuk është bërë asgjë.

Berisha: Nuk do i lejoj vetes të them atë që meriton por ftoj ju dhe deputetët të vizitoni  një shkollë të ndërtuar me paratë e Bankës Botërore në Kamëz 1.3 milionë euro dhe merrni me mend shpenzimet e 1.2 milionë euro  për rindërtimin e Ministrisë së Arsimit.  Ato burra që ti sheh aty kanë dy herë me shumë diploma se ty

(Nikolla replikon nga vendi por nuk dëgjohet pasi mikrofoni është i fikur)

Berisha : S’ke turp, mbaje gojën! Nuk jam Edi Rama unë, thuaja Edi Ramës ti ato jo mua. Të thuash ti këtu se do shpenzoj 1.2 milionë euro dhe s’është gjë për ministrinë, s’ke faj ti, se ti bashkë me Ramën tënd po vendos me shpejtësi të rrufeshme sistemin e korrupsionit.

Berisha: Se ty s’ta jap atë përgjigje se je grua  çoja atij atë fjalë që the, të bësh tender ti, 5 milionë euro kompleksi Dinamo, për mikun e Ramës, për t’i vjedhur  Edi Rama me njerëzit e vet. Kemi lënë të gjitha fondet për të përfunduar shkollar po s’ka përfunduar asnjë. Herë tjetër duhet të matesh mirë. Ato burrat që sheh ti aty janë dy herë më të diplomuar se ty, ata burra që sheh ti aty.

Berisha: Injoranca s’është argument dhe përgojimi është turp për të na sjellë këtu. Nuk ka vend në botë që s’ka mësues jashtë profilit sepse në mbarë botën ka mungesa në profile të caktuara, hoqët njerëz me eksperiencë dhe vutë, hajdutë e trafikantë në vendin e tyre

(Nderhyn nga vendi  deputetja Topalli por nuk dëgjohet)

Nikolla:  Zonja Topalli, një sekondë se do kisha mbaruar unë tani, do kisha mbaruar

Nikolla: Ju zotërinj nuk ju dridhet qerpiku kur flisni për të pavërteta

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peleshi i kundërpërgjigjet Berishës: Kulla në Korçë kushtoi sa një këngë e Çiljetës në koncertin tënd
"Rrëzimi" i pallateve te Liqeni, Veliaj: Kjo është fitorja jonë e parë kundër SHQUP-it në bashki »
Article Logic
Execution time: 0.061760902404785
array(1) { ["section"]=> string(103) "berisha-replikon-ashper-me-nikollen-s-ke-turp-mbaje-gojen-une-s-jam-edi-rama-ato-shko-thuaja-atij-12172" }