Berisha rrëfen në Parlament si Rama i kërkoi ambasadorit mos përmendej emri i deputetit trafikant: Unë e mbylla gojën, sot hera e parë që ia them

Publikuar tek: politike, më 12:00 10-03-2016 Berisha rrëfen në Parlament si Rama i kërkoi ambasadorit mos përmendej emri i deputetit trafikant: Unë e mbylla gojën, sot hera e parë që ia them

“Asamble turpi”, kështu e ka cilësuar ish kryeministri Sali berisha Asamblenë e Partisë Socialiste ndërsa u ndal gjatë në temën e ditës “Shqipërinë apo Partinë”.

Berisha tregoi nga Kuvendi edhe sesi sipas tij, shefi i qeverisë, Edi Rama i ka pohuar një ambasadori që do e hiqte Arben Ndokën me kusht që Berisha dhe Basha mos ia përmendnin emrin.

“Dhe unë e respektova, -tha Berisha, sot është hera e parë që ia përmend”.

“Dje pas tre dekadash PS doli publikisht me aktin e tradhtisë kombëtare duke shpallur partinë mbi vendin, partinë mbi Shqipërinë. Një njeri që i shpall dele ose budallenj 1.3 milion shqiptarë  ju garantoj që nuk e lidh asgjë me Shqipërinë e shqiptarët, ju garantoj që ai nuk ka asnjë interes tjetër vec pushtetit të tij personal. Kundërshtarët e tij janë budallenj e dele.

Ministri i tij i Jashtëm deklaroi në asamblenë e turpshme se Shqipëria dhe partia janë e njëta gjë, për ministrin e Jashtëm të cdo vendi është interesi kombëtar që udhëheq interesin e një vendi .

Deklaratat easamblesë tuaj e bëjnë tepër të rrezikshëm qëndrimin tuaj në pushtet për interesat kombëtare, jashtë cdo lloj imagjinate që një politikan mund të deklarojë që e para është partia, kjo është motoja e Enver Hoxhës, kjo është motoja edhe e Edi Ramës që nuk meriton të jetë në këtë parlament.

Enver Hoxha e respektonte një automat të votimi cdo 4 vjet dhe dilte me 100%, Edi Rama as këtë nuk e respekton. Do thoni ju, ky është problemi juaj, jo mo jo ky është një akt stalinist në historinë e vendit.

Do ju tregoj një gjë që nuk e kam thënë. Rama i thotë një ambasadori të rëndësishëm do e heq Arben Ndokën me kusht që Basha e Berisha mos ia përmendin emrin dhe unë e mbylla gojën, respektova një kërkesë të kryetarit tuaj, sot hera e parë që e përmend Arben Ndokën, këtë trafikant femrash këtë pengmarrës. Kjo ëhstë shumë e rëndë i ka shkuar një ministër për të përaqitur përfaqësuesin e lartë të ekzekutivit në prefekturë po këtë herë përfaqësuesi ishte trafikanti Arben Ndoka. A keni vajza, a keni motra?

Si e justifikoni ju një akt të tillë?  Sepse është partia mbi Shqipërinë, shoqërinë...

 Juu me këtë testoni cdo shqiptar jeni një rrezik i madh komëbëtar”, tha Berisha nga foltorja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Sali ti duhet të bëhesh burrë e të qëndrosh…Flamur, është më i paburri që vret brenda dhe jashtë partisë’’
Rama flet me fakte për privatizimin e INSIG-ut, pasi flet për kriminelët e munguar në Kuvend (FJALA E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.0043210983276367
array(1) { ["section"]=> string(149) "berisha-rrefen-ne-parlament-si-rama-i-kerkoi-ambasadorit-mos-permendej-emri-i-deputetit-trafikant-une-e-mbylla-gojen-sot-hera-e-pare-qe-ia-them-34729" }