“Berisha rrëmbeu me furgon Fevziun, Bushatin në mes të Tiranës...askush s’ka folur”, Vangjeli rrëfen historinë

Publikuar tek: politike, më 21:03 09-01-2016 “Berisha rrëmbeu me furgon Fevziun, Bushatin në mes të Tiranës...askush s’ka folur”, Vangjeli rrëfen historinë

Pas sulmeve Berisha-Fevziu, Berisha-Bushati, del në skenë analisti i njohur Lorenc Vangjeli i cili tregon për historitë e viteve ’90, kohën kur digjeshin gazeta, rriheshin gazetarë e burgoseshin të tjerë, shkruan Vangjeli. Vangjeli rrëfen një episod kur furgoni i policisë së Berishës sipas tij rrëmbeu Fevziun, Bushatin e të tjerë në mes të ditës, në mes të Tiranës ndërsa shton se për këtë askush s'ka folur më parë.

Shkrimi i plotë i Vangjelit për Javanews

“Kanë qenë gjithëherë në konflikt, por përfundimi i këtij konflikti kanë qenë gjithëherë i ditur. Edhe pse me beteja të humbura herë-herë, luftën mes medias dhe politikës e ka fituar gjithmonë media. Përballë një gazetari, edhe nëse ka pasur fitore të pjesshme, triumfin në sherr nuk e ka pasur kurrë një politikan. Kjo është një e vërtetë që mund ta dëshmonte dikur ish-Presidenti amerikan Nikson e mund ta dëshmojë sot ish-Presidenti dhe kryeministri shqiptar Berisha. Dy skaje të largëta të një segmenti që i bashkon në një farë mënyre qasja që ata kanë pasur ndaj medias.

Në vitet 90-të, atëherë kur digjeshin gazeta, rriheshin gazetarë dhe burgoseshin të tjerë për fjalën e lirë, për shkak të lirisë së fjalës dhe për hir të lirisë përtej fjalëve, Berisha u pikturua si tiran i medias. Por në asnjë rast ai nuk mundi të fitojë ndaj njerëzve të saj.

As kur i digjte gazetën Nikollës, as kur burgoste Sandrin e Martinin, as kur rrihte një listë të gjatë me gazetarë dhe as kur furgoni i tij i policisë rrëmbente Fevziun me të tjerë në mes të ditës e në mes të Tiranës.

Vetë Fevziu dhe gazetarë të tjerë nuk kanë folur kurrë për këtë episod kriminal që ishte epilog i dhunës po kriminale që u bë kundër opozitës në 28 maj 1996 në sheshin Skënderbej.

Por nëse ai furgon do të kishte përfunduar aty për ku ishte nisur, disa portrete mediatikë të sotëm nuk do të ishin me gjasë të tillë.

Ishte dhe Bushati në atë furgon, sa për një kujtesë të së djeshmes për të kuptuar më mirë ca histori të shkëputura të së sotmes”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj heq zbukurimet në Tiranë, falenderon disa emra të përveçëm (VIDEO)
Zbardhet tryeza për Drejtësinë, maxhoranca kërkon kohë »
Article Logic
Execution time: 0.018675804138184
array(1) { ["section"]=> string(110) "berisha-rrembeu-me-furgon-fevziun-bushatin-ne-mes-te-tiranes-askush-s-ka-folur-vangjeli-rrefen-historine-29569" }